Ronaldo, i jashtëzakonshëm

Selektori i Portugalisë, Paulo Bento e ka përshkruar si të jashtëzakonshëm yllin Cristiano Ronaldo, para ndeshjes së të mërkurës mbrëma ndaj Panamasë.
Sulmuesi i Real Madridit konsiderohet si njëri prej kandidatëve për ta fituar ‘Topin e Artë’, pasi e ndihmoi ekipin madrilen të shkëlqejë në La Liga dhe pasi e dërgoi vendin e tij deri në gjysmëfinale të ‘Euro 2012’.
“Vite më parë, e kishim parë që është talent i madh. Sidoqoftë, nuk e kemi parë të bëhej lojtari që është sot, si për ekip ashtu edhe për Kombëtare. Ai është i jashtëzakonshëm”, tha Bento.