Ndarja e Kosovës rrezikon stabilitetin e rajonit
PRISHTINË-Propozimet për ndarjen e veriut të Kosovës, që ditëve të fundit po promovohen nga zyrtarët e Qeverisë së Serbisë si ide individuale, sipas analistëve në Prishtinë dhe Beograd, paraqesin teza që seriozisht mund të rrezikojnë stabilitetin në rajonin e Ballkanit, shkruan sot e përditshmja Koha Ditore.
Dragan Popovic nga Qendra për Politika Praktike ka pohuar se ndarja e Kosovës pashmangshëm fut parimin etnik si kryesor në formimin e shteteve në Ballkan, që sipas tij do të sillte në pikëpyetje edhe ekzistencën e të gjitha shteteve në rajon.
“Loja në këtë kartë është shumë e rrezikshme. Rreziku për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është i madh nëse hapet çështja e ndarjes së Kosovës. Procesi i krijimit të shteteve në rajon ka përfunduar dhe në kufijtë ekzistues duhet gjetur zgjidhje për pozitën e pakicave, të drejtat e grupeve të caktuara, etj”, ka thënë Popovic.
Edhe Krenar Gashi i KIPRED-it është i bindur se në këtë mënyrë do të hapej “Kutia e Pandorës”.
“Ka shumë diplomatë që tanimë flasin për këtë punë pas dyerve të mbyllura, mirëpo nuk besoj se do të jetë një opsion vital. Kjo për shkak se do të kishte pasoja të menjëhershme në Kosovë, do të hapej Pakoja e Ahtisaarit në bazë të së cilës Kosova ka shpallur pavarësinë, si dhe do të rilindnin problemet ndëretnike në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni”, ka deklaruar Gashi.
Ndërsa Dushan Janjic ka pohuar se problemi i veriut lidhet me statusin e Kosovës dhe pozitën e komunitetit serb në të. Sipas tij, Prishtina ballafaqohet me mosnjohjen e statusit të saj nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së, ndërkohë që nuk do të pranonte në asnjë mënyrë ndarjen, ani pse nuk ka bërë shumë për integrimin e komunitetit serb. “Më e mira do të ishte që të shqyrtohet opsioni i mundësimit të funksionimit të institucioneve të Kosovës dhe ofrimi i një autonomie kalimtare për veriun”, është shprehur Janjiq, i cili beson se pa Mitrovicën e jugut është vështirë të definohet edhe veriu. “S’ka veri, pa Mitrovicën e jugut, sepse nuk mund të ketë qëndrueshmëri financiare, por vetëm kuptim politik”, ka thënë ai.
(d.b/BalkanWeb)