Ndarja e Kosoves, terhiqet Tadic

Presidenti serb, Boris Tadic, eshte detyruar te terhiqet duke mohuar deklaratat e diteve te kaluara.
Presidenti serb u shpreh se nuk ka propozuar nje ndarje te Kosoves, por shtoi se kjo mund te jete zgjidhja e fundit pasi te jene shteruar te gjithe variantet e tjera.
“Une mendoj kete kur te gjitha mundesite e tjera kane mbaruar dhe nese une do ta mbeshtes ndarjen e Kosoves eshte nje gje teresisht hipotetike”, u shpreh Tadic.
Duke folur per iniciativen serbe ne Gjykaten Nderkombetare, Tadic theksoi se miratimi i nismes do te garantoje stabilitet politik dhe do ta nxjerre ceshtjen e statusit ne nje terren ligjor.
Tadic riktheksoi se Beogradi asnjehere nuk do ta njohe pavaresine, por mund te flitet per emertimin territor autonom i Serbise.