E Diel, 1 Nëntor 2026

Bugajski: SHBA s’e ndryshojne politiken ndaj Ballkanit

Cilido qe te zgjidhet president, Obama apo McCain, SHBA nuk do ta ndryshojne politiken e tyre ndaj Ballkanit. Eshte ky mendimi i analistit te njohur te ceshtjeve nderkombetare, Janush Bugajski.

“McCain permendi Bosnjen dhe Kosoven duke e vleresuar nderhyrjen ushtarake si nje vendim te drejte, ndersa Obama u shpreh per konsolidimin e pavaresise se Kosoves. Nuk do te kemi nje ndryshim dramatik ne kete drejtim, cilido qe te fitoje nga kandidatet”, ka deklaruar Bugajski ne nje interviste per VOA.

Sipas tij, ne kete drejtim dy kandidatet per ne Shtepine e Bardhe kane te njejtat prirje me ato te presidentit aktual George W. Bush.

“Planet e tyre per kete zone te botes nuk jane shume te ndryshme nga ato te presidentit Bush. Madje, pavaresisht se cili kandidat do te fitoje, secili ka me shume njohuri per Evropen juglindore se sa Bush”, ka shtuar Bugajski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›