E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele, vritet lideri i studenteve

Autoritetet venezueliane jane duke hetuar vrasjen e liderit te studenteve qe ndihmoi ne organizmin e protestave kunder amendamenteve kushtetuese te propozuara nga presidenti Hugo Chavez.

Julio Soto, kreu i studenteve te Universitetit te Zulias, u vra dje nga nje person me pistolete ne qytetin perendimor te Marakaibos.

Shefi i policise lokale, Jose Gonzalez ka deklaruar se beson se viktima eshte ekzekutuar pasi vrasesi kishte qelluar disa here mbi makinen dhe nuk kishte marre asgje.

Por ministri i Drejtesise Tarek El Aissami ka deklaruar se autoritetet ende nuk kane caktuar nese vrasja lidhet me motive politike. Soto ishte anetar i partise se opozites, Copei.

Pas protestave te shumta ne Venezuele, propozimet e Chavez per ndryshimet kushtetuese qe do t’i jepnin atij me shume pushtet, u hodhen poshte me ane te nje referendumi ne muajin dhjetor te 2007-es.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›