Thaci: Ndarja e Kosoves, ide e marre e Tadic

Ideja e presidentit serb Boris Tadic per ndarjen e Kosoves eshte e marre. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, ne nje deklarate ekskluzive per Top Channel eshte treguar i ashper ne lidhje me opsionin qe presidenti serb ka hedhur ne publik ditet fundit.
“Eshte nje ide e marre e Tadic per ndarjen e Kosoves. Eshte nje ide qe mund te kete reflektime te keqija per te gjithe rajonin, perderisa qeveria serbe pretendon te arrije standartet per ne BE dhe NATO. Por ajo nuk mund te afrohet me keto struktura nese rikthehet ne epoken e Milloshevicit”, ka pohuar Thaci.
Per te dyten here me radhe presidenti serb ka deklaruar ne televizionin publik RTS, se Serbia ka mundesi te pranoje ndarjen e Kosoves si opsionin e fundit ne procesin e percaktimit te statusit.
Ai ka deklaruar se edhe pse ndarja nuk eshte opsioni kryesor, kjo do te hidhet ne tavoline si mundesi e fundit.