Ndarja e lëndëve për arsimin parauniversitar
21/08/2009 Afatet e pranimit të nxënësve për prurjet e klasave të para
Pranimet në gjimnaze të profilizuara sipas përzgjedhjeve të vetë nxënësve
Regjistrimet për pranimet e reja në arsimin parauniversitar të detyruar do të kryhen në dy javët e para të muajit shtator. Sipas kalendarit të përcaktuar nga dikasteret drejtuese të arsimit në vend, regjistrimet për klasat e para pritet të nisin në datën 1 shtator, si dhe do të vijojnë deri më 12 shtator. Brenda këtij harku kohor prindërit duhet të paraqiten pranë shkollave përkatëse për të regjistruar fëmijët e tyre. Procedura e regjistrimit do të jetë e njëjtë si ajo e viteve të shkuara, ku nxënësit e një zone të caktuar duhet të regjistrohen pranë atyre shkollave që mbulon zona e tyre e vendbanimit. Ndërkohë që sipas planit të përcaktuar edhe nga Ministria e Arsimit, pohohet se struktura e plotë e arsimit 9-vjeçar të përbëhet nga 35 javë, të ndara këto për të dy semestrat mësimorë (përkatësisht me rreth 17 javë në semestrin e parë dhe 18 në të dytin). Ndërsa për shkollat e mesme është pohuar se vitet e para do të kenë më shumë javë ë dispozicion për procedurën mësimore se sa ata të viteve të treta, të cilët në prag të mbylljes së vitit do t’i përkushtohen provimeve vendimtare të pranimeve në universitete.
Regjistrimi
Për të kryer procedurën e regjistrimit çdo i interesuar duhet të ketë me vete dosjen bazë të dokumenteve në të cilën përfshihen dokumente të tilla si libreza e shëndetit të fëmijës, vërtetimi si banor lagjeje, si dhe kartela e vaksinimit. Nisja e vitit të ardhshëm mësimor do të shoqërohet me një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë jo vetëm me përmirësime të kurrikulës mësimore, e cila është pasuar me shtim të alternativave të teksteve, por edhe me ndarje të re të klasave. Formë, e cila është në përshtatje dhe me ndryshimin e bërë në sistemin arsimor, ku arsimi i detyruar tashmë do të jetë 9-vjeçar. Me mbledhjen e të dhënave do të bëhet shpërndarja e re e nxënësve në klasa, si dhe do të përcaktohet programi i ri mësimor që do të ndiqet në to gjatë vitit të ardhshëm shkollor.
Kurrikula
Për herë të parë gjatë këtij viti nxënësit e klasave të nënta kanë plotësuar dhe formularin me drejtimet përkatëse që do të ndjekin gjatë kalimit në vitin e parë, që hapet pas mungesës pothuajse njëvjeçare. Kjo e fundit përcakton që modeli mësimor do të jetë i ngjashëm me atë që aplikohet edhe për Maturën Shtetërore. Kështu përveç lëndëve bazë, nxënësit e viteve të para do të orientohen edhe nga blloku i lëndëve me zgjedhje, përqindja e të cilave ndryshon me kalimin nga viti i parë në të tretë. Lëndët e kurrikulës bërthamë, ose siç cilësohen ndryshe “lëndë të detyruara”, do të jenë të njëjta për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm në vend si për nga lloji, numri dhe standardet e arritjeve të tyre. Kjo e fundit, sipas specialistëve të arsimit, do të ndihmojë në seleksionimin e prirjeve të nxënësve sipas aftësive duke ndikuar kështu në rritjen e cilësisë arsimore që përgatitet për universitete.
Ndarja e lëndëve
“Ndjekja e procesit mësimor do të bëhet në dy grupime të caktuara, ku nxënësit do të jenë të gjithë bashkë në një ambient për ndjekjen e lëndëve bazë, që janë të detyrueshme. Ndërkohë do të grupohen në klasa të ndryshme sipas përzgjedhjeve për ndjekjen e lëndëve me zgjedhje. Në vitin e parë të shkollës së mesme (viti i dhjetë i shkollimit) do të mbizotërojë kurrikula me lëndët bazë kundrejt atyre me zgjedhje. Ndërsa me kalimin në vitin e dytë është vendosur që të zgjerohet mundësia e ndjekjes së lëndëve sipas preferencave të vetë nxënësve, kundrejt lëndëve që janë të detyrueshme. Në vitin e tretë mundësitë që nxënësit do të kenë për ndjekjen e lëndëve me zgjedhje do të jenë më të pakta. Gjatë këtij viti ata do të fillojnë përgatitjet edhe për ndjekjen e studimeve të larta”, përcaktohet në rregullore.
Pranimet në universitete për 2009-2010
Shpërndarja e fituesve në
bazë të kuotave vakante
Pranimet në universitete për vitin akademik 2009-2010 do të kryhen me disa faza, të cilat do të shoqërohen me postimin e listës së kandidatëve fitues në bazë të vendeve që do mbeten pezull. Faza e parë e pranimeve do të përbëhet nga të gjithë ata kandidatë që pas procesit të përllogaritjes së komponentëve përbërës të Maturës Shtetërore kanë arritur nivelin maksimal të pikëve për t’u cilësuar fitues sipas kuotave të miratuara edhe nga qeveria. Me mbylljen e afatit zyrtar që do të lihet për regjistrimet e fazës së parë në rast se do të rezultojnë shumë vende të parealizuara si pasojë e largimeve të studimeve jashtë vendit do të vijohet me spostimin e listës së kandidatëve fitues, të cilët gjithashtu do të kenë një tjetër afat kohor për të kryer procedurën e regjistrimeve. Njëkohësisht do të ketë edhe një tjetër raund pranimesh, e cila do të bazohet në një rishpërndarje të re kuotash nëpërmjet një formulari shtesë, sipas degëve që do të rezultojnë ende me vende vakante. Në këtë rast, bëhet fjalë më shumë për universitet e rretheve, të cilat në mbyllje të fazave të regjistrimeve rezultojnë me degë të paplotësuara për shkak se studentët duan të vijnë të gjithë për të studiuar në kryeqytet. Për vitin e ardhshëm akademik qeveria ka miratuar më shumë se 22 mijë kuota pranimi, vetëm për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë. Po ashtu janë përcaktuar dhe kuotat e pranimeve edhe për studimet part-time apo të llojeve të tjera. brenda pak ditësh pritet që të publikohet Libri i Transparencës, i cili do të shpërndahet për çdo qark të vendit. Në këtë libër do të jenë të hedhura rezultatet e arritura nga çdo maturant që është përfshirë në provimet e pranimit për në universitete. Në një fazë të dytë do të operohet dhe me publikim zyrtar të listës së fituesve të fazës së parë që do të regjistrohen gjatë muajit shtator.
Njohja e diplomave
Procedura e aplikimit për konvertimin e titujve
Njohja e diplomave duhet të shoqërohet me dosjen bazë, e cila i kalohet Komisionit të Verifikimit të Titujve dhe certifikatave të studimeve që kandidati ka përvetësuar. Kështu dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: “formatin e aplikimit të plotësuar. diplomën ose Certifikatën/Vërtetimin e diplomimit, listën e notave, dokument zyrtar identiteti: certifikatë lindjeje origjinale me fotografi dhe fotokopje e pasaportës, ndërsa për shtetasit e huaj, fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit, mandatpagesën”. Sipas përcaktimeve ligjore të bëra, aplikimi nuk pranohet nëse mungon një nga dokumentet më sipër. Ndërkohë që theksohet se dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Gjithashtu është e detyrueshme që të paktën një nga dokumentet bazë që konfirmon diplomimin apo mbarimin e suksesshëm të kursit të studimit që do njihet, duhet të jetë i legalizuar me Vulën Apostille ose nga ambasada shqiptare/Ministria jonë e Punëve të Jashtme. Në rast pamundësie të marrjes së legalizimit, aplikimi do të pranohet edhe pa dokument të legalizuar dhe do të procedohet sipas përcaktimeve specifike në këtë Udhëzim. Megjithatë, sektori i Njohjes së Diplomave dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SENJOD) mund të kërkojë edhe dokumente të tjera që janë të nevojshme për procedurën e njohjes për raste të caktuara. Këto dokumente përfshijnë suplementin e diplomës kur lëshohet nga një institucion i huaj dhe programin zyrtar të kursit të studimit, në mbështetje të argumenteve të nevojshëm në procedurën e njohjes. Pas pranimit të aplikimit, zyra e Marrëdhënieve me Publikun i lëshon aplikantit një konfirmim si dhe vërtetim për aplikimin, me përjashtim të rasteve ose gruprasteve kur Komisioni i Njohjes vendos lëshimin e vërtetimit pas realizimit të kushteve paraprake. Aplikimi mund të dërgohet edhe me postë, teksa aplikimi për njohjen e diplomave të ndryshme të të njëjtit aplikant të lëshuara nga i njëjti institucion konsiderohet si një aplikim dhe paguhet një tarifë. SENJOD kryen verifikimin për të gjitha rastet, përfshi edhe njohjen e drejtpërdrejtë, për autenticitetin e diplomës apo certifikatës së huaj si dhe për statusin dhe legjitimitetin e institucionit që e ka lëshuar. Për vërtetësinë e diplomimit ose plotësimit të programit të studimit të pretenduar, SENJOD bazohet në dokumentin zyrtar që e konfirmon këtë, të legalizuar. Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo certifikatë e caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes së MASH-it për rastet: “që janë pjesë e kuadrit të një marrëveshje ndërshtetërore, kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga vendet e listuara në aneksin bashkangjitur këtij Udhëzimi dhe kur për të njëjtin program studimi/titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MASH-it, ka marrë një vendim njohje.