E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Albania shton shërbimet për klientët

21/08/2009  Hidhet në treg Vodafonë 123

Vodafonë Albania vjen pranë klientëve me shërbimin Vodafone 123. Prej datës 17 gusht 2009, ky shërbim i jep mundësinë të gjithë përdoruesve me parapagese dhe atyre me kontratë të marrin më thjesht dhe më lehtë informacion mbi planin e tyre tarifor, mbi shërbimet më të reja dhe ofertat më të fundit drejtpërdrejt në celular. Përmes Vodafone 123, abonenti mjafton të telefonojë në kodin #123# dhe në pak sekonda do të disponojë informacionin dhe shërbimin e kërkuar. Ky shërbim nuk kërkon ndërmjetësim dhe ofrohet falas për të gjithë abonentët e Vodafone Albania. Abonentët do të tarifohen vetëm nëse përdorin një nga shërbimet me pagesë apo aktivizojnë një nga ofertat Vodafone. Përmes një njoftimi për shtyp kjo kompani shpjegon edhe rrugën që duhet ndjekur për të marrë informacionin mbi planin e tyre tarifor. Çdo përdorues duhet të telefonojë fillimisht në numrin #123# dhe zgjidhë kategorinë që dëshiron. Hapi i dytë korrespondon me shtypjen e “Answer” dhe më pas vendoset numrin që i korrespondon shërbimit të kërkuar. Pasi ndjek hapin e tretë duke shtypur “Send”, brenda pak sekondash përdoruesi do të marrë informacion mbi kategorinë e përzgjedhur. Më tej, abonentët Vodafone do të mund të zgjedhin paketat e shumëllojshme me një numër të caktuar mesazhesh, mund të bëjnë rimbushje SOS dhe mund të rimbushin llogarinë e një numri tjetër. Gjithashtu ndryshimi i planit tarifor nga Vodafone Club në Vodafone Card dhe anasjelltas tashmë është i mundur me Vodafone 123. Për klientët me kontratë, Vodafone 123 përveç shumëllojshmërisë së shërbimeve mundëson edhe regjistrimin falas me Vodafone Passport për telefonatat roaming. Për të gjithë abonentët kjo menu e pasur ofrohet si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›