Ndarja e mandateve, Lleshi: Nuk kemi votat e nevojshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar projekt-vendimin për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike për 12 Zonat Zgjedhore.
Në nisje të mbledhjes, kryetarja e KQZ theksoi se komisioni nuk ka kourumin e nevojshëm për vendimin dhe çështja pritet ti kalojë Kolegjit Zgjedhor.
KQZ nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar këtë vendim, sipas nenit 24, dhe nuk është në kushtet e marrjes së një vendimi për shpërndarjen e mandateve. Çështja do ti kalojë Kolegjit Zgjedhor, tha Lleshi.