E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës: PS-ja po e përdor politikisht çështjen e legalizimeve

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e  saj për instrumentalizimin politik që prej ditësh po u bëhet ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Bashkia thekson se përdorimi politik i kësaj çështje natyrisht bëhet për të fshehur ndërtimet pa leje që po kryejnë ekspontë politik dhe madje vetë PS-ja.

Bashkia e Tiranës i bën thirrje PS, që në vend që të harxhojë energji duke e përdorur politikisht ketë çështje, tu bëjë thirrje eksponentëve të saj ti binden ligjit dhe të mos ndërtojnë pa leje. Bashkia e Tiranës u bën thirrje eksponentëve të PS të mos i mashtrojnë qytetarët me legalizim të ndërtimeve pa leje, pasi asnjë ndërtim pa leje nuk do të legalizohet thuhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratën e saj Bashkia e Tiranës shpreh dhe njëherë vendosmërinë saj për të prishur çdo ndërtim pa leje, proces i cili vijon çdo ditë pa ndalur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›