E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësim për procesin e zgjedhjeve në Lezhë dhe Shkodër

02-08-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takon ambasadorin e OSBE, Wilton 

Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me kreun në detyrë të Prezencës së OSBE-së, z. Robert Ëilton. Z. Wilton i uroi z. Basha zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Gjatë takimit ata diskutuan për zgjedhjet e 23 qershorit dhe arritjet në atë proces që i dedikohet angazhimit me vullnet të mirë politik të qeverisë dhe të mazhorancës së udhëhequr nga Partia Demokratike.
Në takim u nënvizuan problematikat serioze që tashmë janë konstatuar në institucione dhe në publik për këtë proces.
Në mënyrë të veçantë biseda u ndal tek vjedhja e flagrante e votave në qarkun e Lezhës dhe tentativa për marrjen e mandatit të Partisë Demokratike, problemet e konstatuara në qarkun e Shkodrës, etj.
Z. Basha theksoi se problemet e evidentuara janë pasojë e një vullneti të munguar të PS-së për t’u angazhuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe se transparenca e plotë dhe vënia para përgjegjësisë e personave përgjegjës është mënyra e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur këto probleme për të ardhmen. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm në Parlament dhe më gjerë midis Partisë Demokratike dhe prezencës së OSBE-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›