E Diel, 1 Nëntor 2026

591 mijë persona përfitojnë rritje pensioni 4-6%, nis ndarja e shtesës

02-08-2013 / Gazeta 55

Rritja e pagave dhe pensioneve/Flet Sabah Goci, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
 
Dje filloi që rritja e paralajmëruar e pensioneve dhe e rrogave për disa kategori. Veçanërisht vend me rëndësi zë rritja e pensioneve që në tërësi duke përfshirë llogaritjet për kompensime dhe shtesa sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bën përftues 591 mijë persona, pra pensionistë. Pensionet që do të rriten 4 për qind përfshijnë pensione pleqërie, pensione invaliditeti në qytet, pensionet e parakohshme dhe pensionet shtesë të ushtarakëve, punonjësve policorë, ndërmarrjeve të ushtrisë, punonjësve të nëntokës, detarisë dhe fluturimeve, pra detarë dhe pilotë. “Vendimi i qeverisë për të gjithë personat që kanë pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension familjar dhe trajtime të tjera nga skema suplementare që miraton dhe administron Instituti i Sigurimeve Shoqërore sot merren me rritje. Ndërsa, pensionin e qytetit është jo më pak se 12,024 lek. Të gjithë njerëzit që kanë pension të plotë pleqërie, pra kanë 35 vjet dhe aktualisht për punë të kategorisë së tretë nuk mund të marrin më pak se 12,024 lek dhe jo më shumë se dyfishin e kësaj ose 24,048”, theksoi Drejtori Sabah Goci në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Të gjitha pagesat pensionale do të bëhen në datën e paracaktuar dhe sipas grafikut të shpërndarjes së pensioneve. Rritja me Vendimin e Këshillit të Ministrave i përfshinte të gjitha kategoritë pensionale me përqindje të ndarë, duke iu referuar Buxhetit të Shtetit me fonde të parashikuara dhe se llogaritja ishte bërë dhe publikuar prej vetë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vendimi  parashikon gjithashtu shtesa pensionale mbështetur veç të ardhurave të pensioneve, pra që jepen me vendime të posaçme. Këtu hynë kompensimet për dallueshmërinë e çmimit të bukës me 150 lekë në muaj (rreth 1,2 dollarë amerikanë), kompensimi i energjisë elektrike me 350 lekë në muaj si dhe 414 lekë mujorë për secilin anëtar të familjes së pensionistit që është në varësi të të ardhurave të tij si familje. Gjithashtu pensionistët do të marrin në vazhdimësi përfitime nga politikat kompensuese që janë 500 lekësh (VKM nr. 763, datë 27.12.2006), 760 lekë në muaj, 190 lekë (në muaj, VKM nr. 415, datë 27.04.2009 “Për rritjen e pensioneve”, si dhe masën 200 lekë (në muaj, VKM nr. 474, viti 2010). Të gjithë kategoritë numërojnë gjithsej 591.600 persona. Të ndarë sipas rritjes së fundi të pensioneve, janë përftues me pension pleqërie qytetare 303,100 pensionistë, pensione invaliditetit 57,068 pensionistë dhe pensione familjesh qytetëse 48.053 pensionistë. Në pensionet e fshatit përfitojnë 136.828 si pensione pleqërie dhe 30,205 persona të tjerë sipas politikave speciale (minatorët, punonjës të industrisë ushtarake përfshi pilotë dhe detarë, ushtarakët dhe profesorët. E thënë me shifra pensioni me këtë rritje në qytet bëhet 12,240 lekë në muaj (rreth 100 dollarë amerikanë) më i ulëti dhe më i larti 24,048 lekë. Kurse, pensioni në fshat më i ulëti shkon 8.233 lekë në muaj dhe më i larti 12.140 lekë në muaj. Për rritje të rrogave më shumë përftues janë në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë. E tërë shuma që është ndarë nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha shkon te 2,5 miliardë lekë. E përkthyer në monedhën europiane Euro: Për pensione qyteti 12,024 lekë bëjnë 87 euro më i ulti dhe më i larti dyfish, pra 174 euro. Për pensione fshati më i ulti është afërsisht 59 euro dhe më i larti 87 euro. 1 euro është e barabartë me 139,0 lekë. E përkthyer me dollarë amerikanë kemi 1 USD të barabartë me 0.75677 Euro.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›