Tepelenë, dhunohen dhe grabiten 2 vëllezër të moshuar, kapen 3 të rinj
TEPELENË- Dy vëllezër të moshuar nga Tepelena janë dhunuar dhe grabitur në të gdhirë së ditës së enjte, rreth orës 3:00 në banesën e tyre në fshatin Arrëz e Madhe të komunës Luftinjë.
Blutë e Tepelenës japin detaje për ngjarjen, duke bërë të ditur se mbi bazën e provave të grumbulluara në vendngjarje është arritur në konkluzionin se kanë qenë tre persona që kanë hyrë në banesë rreth orës 3.30 të mëngjesit të sotëm, duke grabitur një sasi të konsiderueshme parash e duke dhunuar 2 vëllezërit e moshuar, të cilët jetonin bashkë.
Njëri prej të moshuarve mësohet se ka marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Policia e Tepelenës ka vënë fillimisht në pranga 24-vjeçarin M.Shehu, i dyshuar si autor i ngjarjes dhe disa orë më vonë ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, E.Shehu 17 vjeç, Sh.Telhaj 18 vjeç. Mësohet se dy prej të arrestuarve janë vëllezër ndërsa i treti është kushëriri i tyre. Të rinjtë do të përballen me drejtësinë për akuzën e grabitjes me dhunë.
(e.m/er.nu/BalkanWeb)