Itali, shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve, 1 i vdekur, disa të plagosur
ITALI - Një shpërthim që ndodhi sot në një fabrikë fishekzjarresh pranë Peskarës, një qytet në brigjet e Adriatikut, ka shkaktuar vdekjen e një personi, ndërkohë që shumë të tjerë janë plagosur ose rezultojnë të zhdukur.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, një i vdekur është nxjerrë nga rrënojat e fabrikës dhe tre persona të tjerë janë shoqëruar në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, media italiane ka njoftuar për shtatë të zhdukur.
Sipas dëshmitarëve të zonës, shpërthimi ndodhi gjatë mëngjesit dhe është dëgjuar për kilometra të tëra larg.
Gazeta lokale ''Il Centro'' njoftoi se ka patur edhe një shpërthim të dytë, që ka prekur edhe ekipin e zjarrfikësve.
Një numër i madh ambulancash, grupesh zjarrfikësesh dhe forcash policore ndodhen ne vendngjarje duke ndaluar trafikun në zonë.
(er.nu/BalkanWeb)