E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Enver Zymberi, heroi i bashkimit të Kosovës

PRISHTINE - Me Himnin e Kosovës dhe me një minutë heshtje ka filluar akademia përkujtimore për të nderuar Heroin e Kosovës, Enver Zymberi, në dy vjetorin e rënies.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se deri 2 vjet më parë një pjesë e Kosovës ishte peng i strukturave ilegale që nuk njihnin institucionet legjitime të Kosovës, të cilat përgatisin terrenin për ndarje të Kosovës. Thaçi tha se falë guximi dhe sakrificës të Njësisë speciale të Kosovës, pikat kufitare 1 dhe 31 janë nën kontroll të Policisë së Kosovës edhe pse sot ballafaqohemi me sfida. 25 korrikun e vitit 2011 ku ra hero Enver Zymberi, Thaçi e quajti ditë të bashkimit të Kosovës.

“Rënia e tij është rënie që ngriti vlerat e moralit qytetarë. Pas asaj date Kosova ka hyrë në një fazë të re të zhvillimeve politike dhe institucionale dhe pas asaj dite edhe bota ndryshoi në raport me Kosovën. Bota filloj të kuptojë qëndrimin dhe sakrifikimin tonë dhe kuptuan se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, duke u vënë në lëvizje edhe bashkësia ndërkombëtare dhe rritën ndjeshmërinë ndaj gjendjes së veriut të Kosovës”, - tha kryeministri Hashim Thaçi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›