Fana kundër Spahisë: Të mblidhet konferenca!

Debati për konferencën e gjyqësorit përçan edhe KLD-në. Ndryshe nga nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, anëtarit të këtij institucioni Neshat Fana si dhe Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani kanë dalë në mbrojtje të legjitimitetit të konferencës së gjyqtarëve që është thirrur në 5 dhjetor. Sipas Neshat Fanës në kushtet kur mungon një kuadër ligjor dhe në një kohë që 4 anëtarëve të KLD-së iu ka mbaruar mandati prej muajsh , vendimi i marrë nga gjyqtarët është zgjidhja e vetme.
Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani duke dalë në mbështetje të vendimit të gjyqtarëve arsyeton se ligji për konferencën e gjyqësorit është gati dhe kërkon konsensusin e opozitës por deri kur opozita të vijë në Parlament e vetmja zgjidhje vjen nga vetë trupa gjyqësore.
Ndërkaq anëtari i KLD-së Neshat Fana deklaron se qëndrimi i numrit 2 të KLD-së Kreshnik Spahiu kundër vendimit të gjyqtarëve është një qëndrim personal i cili nuk ka lidhje me asnjë vendimarrje të këtij institucioni.
Pak ditë më parë gjyqtarët vendosën të thërrisnin konferencën e gjyqësorit në datën 5 dhjetor pavarësisht mungesës së një ligji, por kundër këtij vendimi deri më tani ka dalë numri 2 i KLD-së Kreshnik Spahiu dhe kryetarja e shoqatës së gjyqtarëve Manjola Bejleri.