E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO

Mimi Kodheli zgjidhet kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ajo është zgjedhur me votimi në mënyrë unanime duke e bërë kështu për herë të parë që në përfaqësuesi i Shqipërisë të kryesojë një prej 3 grupeve parlamentare brenda Asamblesë së NATO-s.

Për vendimin ka reaguar edhe Mimi Kodheli ,e  cila ka vlerësuar besimin që i është dhënë nga anëtarët e këtij grupi.

“Falenderoj të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë NATO, për besimin, mbështetjen dhe votimin unanim në zgjedhjen time si Kryetare të Grupit Socialist të kësaj Asambleje. Është për herë të parë që një përfaqësues i Shqipërisë kryeson një prej 3 grupeve parlamentare, brenda Asamblesë NATO”, shkruan Kodheli në facebook.

 Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është duke u mbajtur në Vilnius të Lituanisë që nga 27 maji, ku fokusi kryesor është situata e luftës në Ukrainë për të marrë masa konkrete lidhur me agresionin rus.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›