‘Rithemelimi’ mbledh sot Këshillin Kombëtar, pritet zgjedhja e Kryesisë së PD! Lista e emrave të propozuar, rikthehen disa nga demokratët e larguar

Komisioni i Rithemelimit do të mbledh sot në orën 11.00 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur anëtarët e kryesisë dhe diskutuar për pika që lidhen me strukturat organizuese të partisë. Kjo mbledhje vjen pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD-së.
Një ditë më parë u bënë publik edhe 47 emrat e kandidatëve që do t’i propozohen sot Këshillit Kombëtar për votim për të formuar kryesinë e PD-së.
Në listën me kandidatët e propozuar si anëtar të Kryesisë vihet re rikthimi i demokratëve të larguar gjatë kohës kur partia drejtohej nga Lulzim Basha, si Jozefina Topalli, Genc Pollo, Bujar Nishani, Arbën Imami etj.
Në të vihet re edhe emri i Ina Zhupës, e cila ka qenë një nga mbështetëset e Bashës, por iu bashkua Kuvendit të Rithemelimit më 30 prill.
Kandidatët për Kryesinë e PD-së
1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU
/rtsh.al/