E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarje e trishtueshme me Jamarbrin

Ne moshen 59-vjecare Jamarbri la shtepine e tij te vjeter rruges se trenit dhe dritaren ku leshonte ditet mbi veshtrimin e mbetur ne rrugicen aty

Ka qene nje ndarje e trishtueshme dje me poetin Jamarber Marko. Ne moshen 59-vjecare Jamarbri la shtepine e tij te vjeter rruges se trenit dhe dritaren ku leshonte ditet mbi veshtrimin e mbetur ne rrugicen aty. Pas nje gjendjeje deshperimi te thelle ne te pamunduren per te pasur koha kthim mbrapsht me shpresen e humbur ne ditet e jetes se tij dhe deshiren e katranosur prej diktatures per te qene serish djali i ri rinia e tij rebele e vrullshme heretike - Jamarber Marko shkroi poezi me ndjenja te ashpra por pa percmim. I lindur ne Tirane ne vitin 1951 biri i Petro Markos dhe piktores se njohur Safo Marko tregoi me se nje here se kishte trasheguar shpirtin artistik te prinderve. Jamarbri apo Madu sic e therrisnin prej vitesh te gjithe pseudonimi i ka mbetur nga nje vajze e vogel e cila srsquomund te shqiptonte te gjithe emrin dhe e therriti Madu djali i vetem i shkrimtarit te cilesuar peshkop i letersise Petro Marko mbajti mbi shpine qe ne rinine e vet shume sprova te veshtira.

Pas perfundimit te studimeve per gazetari ne vitin 1975 filloi edhe perndjekja e tij nga regjimi i kohes per mendimet qe shfaqte kunder diktatures duke e burgosur ne Spac te Mirdites per te perfunduar me pas i lire si hamall i thjeshte. Kur e pyesnin per jeten dhe peripecite qe kaloi ai pergjigjej Une e dija se cfare me priste isha i pergatitur - ndersa kujtonte nje shprehje te Shopenhauerit Ai qe eshte i ri e parandien te ardhmen ai qe eshte i rrjedhur jeton me te kaluaren pjesa me e madhe e njerezve jetojne te tashmen...

Ashtu sikurse i ati Madu punoi fillimisht si gazetar ndersa me pas iu perkushtua letrave. Per here te pare poezite e tij u botuan ne vitin 1990 nga Fatos Lubonja ndersa u nderua vitet e fundit me disa cmime kombetare. Jamarber Marko eshte autor i disa botimeve ne vargje Rastesisht me dashje Tirane 1995 Pro nobis Tirane 2001 dhe shume poezive poemave e artikujve te botuara ne mediat e ndryshme te vendit.

Me librin e dyte Pro nobis botuar me 2001 ai rikonfirmon ate qe eshte me e mira ne poezine e tij nje forme te shkurter nje ritem te brendshem te qendrueshem nje mendim te thelle te lire te metafores nje dhimbje te zjarrte se kurre nuk bie ne percmim.

Para pak kohesh nje grup intelektualesh leshuan alarmin SOS per gjendjen financiare ku ndodhej familja Marko ne lidhje me nje kontribut financiar per te dale nga gjendja e rende. Vajza e vetme e familjes Marko Aranita prej vitesh ka sakrifikuar cdo gje nga jeta e saj per trsquoiu kushtuar tre njerezve Jamarbrit pasi prej vitesh ishte zhytur ne nje jete plot deshperim dhe shpesh gjendej i vetem i mbyllur ne shtepi pa dale me dite tera. Pasoja si duket nga ndjeshmeria e larte qe diktatura ia la gjurme ne gjithe ditet e jetes tjeter njeri eshte bashkeshortja e shkrimtarit piktorja Safo Marko e gjendur edhe kjo shpesh ne shqetesimet shendetesore po ashtu e mbyllur dhe kjo ne vetvete dhe barra e trete per te cilen Aranita eshte kujdesur gjithen kohen ka te beje me letrat e shkrimtarit babait te saj Petro Marko duke pergatitur per botim cdo doreshkrim te tij. Ndonese Aranita ka treguar se ne bodrumin e shtepise se tyre letrat jane pa fund pavaresisht kushteve mizerje ne te cilen jane katandisur nga varferia.

Ne kete mizori jetese Jamarbri sa vinte dhe rendohej nga nje gjendje psikologjike qe veshtire te dilte me shprese. Ndaj ikja e tij eshte nder me te trishtueshmet.

Ditet e tij ishin prane dritareve te nje pallati te vjeter diku ne rrugen e trenit qe leshojne veshtrimin mbi nje nga rrugicat qe ka qelluar aty. Jeta e tij ne te ri dashuria e humbur bisedat e fundit me babain e tij shkrimtarin Petro Marko jane labirinte qe e perballen nga diktatura poetin cfare i shkaktoi emocionalisht psikologjikisht intelektualit aq me teper nje karakteri si kjo e Jamarbrit rebel kritike e kundershtues.

Po dje perkthyesi i letrave shqipe ne gjermanisht Hans-Joachim Lanksch do te shprehej per humbjen e poetit Vdiq nji poet i shkelqyeshem nji nga ma te miret qe i ka Shqipnia e diteve tona. Jamarbri ka kene poet pafundimisht ma i mire nga te gjithe keta qe e mosperfillnin. Vdekja e tij me trishton. Ngushllime nanes dhe motres.

Nuk fliste ne media as shoqeri nuk dukej se kishte por Jamarbri nder pranimet e rralla per te folur shfrynte dufmen psikologjike aq te paimagjinueshme per nje shpirt te prekur e te mbyllur ne deshperim.

Reagimet e tij na ngjajne filozofike por ne te vertete jane eksperimente shpirterore ku e kishte cuar mendja pasi ka kaluar ndrydhjen dhe mungesen e lirise nga diktatura.

Ndjesia e lirise ne nje vend te ndrydhur eshte me e plote se ne nje vend te hapur. Po te mos kisha qene i burgosur ne Spac srsquodo e kisha kuptuar kurre cfare eshte liria e vertete. Me merr malli ndonjehere per galerite e Spacit... Ne momentet e ndrydhura e ndieja lirine si ndjeshmeri romantike. Ndersa ne momentet me te lira liria behet nje kukumjacke qe u kendon fqinjeve - eshte nder zbrazjet e Jamarbrit si reflektim i ketyre viteve ne nje nga intervistat e tij te rralla per mediat. Ndersa lidhjen me babain e tij Petro Markon e ka shpjeguar ne menyre po kaq te mistershme duke lene boten ne sfiden me vetveten Me ka ndihmuar gjithmone terheqja tek vetvetja per ta kuptuar. Kur fillova ta kuptoja mendova se kjo ishte kaq pak saqe duhet ta filloja jeten jo me ne kete glob te ndyre por ne galaktika te tjera. Petro Marko srsquome ka treguar asnjehere per torturat e verteta. Ato i kuptova kur u torturova vete.

Une e dija fatin tim. Isha bir i Petro Markos - eshte ky destinacioni i takimit te fundit mes babait dhe te birit qe e ka shprehur ne menyre te prere Jamarbri duke e rrefyer denimin ne diktature si pjese e pritshmerive dhe ndarjes me te kaluaren. Por ndjeshmerite e Jamarbrit nuk jane rrefyer gjithnje kaq te ashpra kaq te egra me jeten. Poeti i cmuar dhe per forcen e vargjeve mendimin ne to e ka pasur shume lehte te tregoje mbresen me romantike ne jeten e tij Mbaja ne dore nje trendafil. Filloi era dhe trendafili u rrezua te bluza e nje vajze. Ajo me siguri do te behej e dashura ime. Ndersa platonizmi i tij shkonte pertej nje realiteti dhe nje psikologjie normale per te perjetuar dashurine kjo qe mund ta kete cuar dhe ne zhgjenderr ne nje bote qe nuk ia lejoi ndjenjen por ia zbukuroi ate ne mendim. Dhe ja si thote Jamarbri ne nje interviste Une kam dashur cdo femer qe kam takuar e qe ndiente me shume per veten e saj se per mua. Degjo une mendoj qe po te biesh ne dashuri si fizik dashuria do te shnderrohet ne pleh. Po te biesh ne dashuri si mendim ti do te ngihesh edhe kur te kesh vdekur... E kaluara eshte gjurme per poetin por pa e percmuar. Tani nuk dihet se sa pasuri krijimtari poetike ka lene Jamarbri dhe ne ditet e ardhshme serish do trsquoi bjere barra Aranites te kujdeset edhe per to. Ne nje interviste te fundit Jamarbri eshte shprehur se pas dy librave po bente gati nje tjeter botim poetik pa pasur ndonjehere mendje se do te shkruante proze duke e konsideruar jo fort te madherishem per shpirtin e tij dhe ngritur lart poezine si hap i pare drejt afersise me gjithcka.

Poezi nga Jamarber Marko

APOLOGJIA IME JETEumlS

hellipMarrezi turp turp dhe

mekate

per jeten e terbuar

se kur me ndal o gjenerate

qe vuan rruges ndonje nate

me merr per te denuar

dhe me nje ze qe vret

ngahera me pyet

-Ku linde o i ri

-O jete linda ne shkreti

-Ku rron dhe ku vete

ne crsquodhera e ne crsquodete

-Cudi Crsquokerkon prej meje ti

dhe si o jete pyet

kurse ne varferi

me hodhe kur me gjete

te lindur nga skelete

pa drite pa liri

-Njeri

Nga vete as me thua

-Srsquoe di Jo Nuk e di

Po lerme o jete crsquoke me

mua

-Dua ta di po dua

-Atehere jete e krisur

per mua mos pyet

se qysh ne nrsquoagim

kam nisur

te shkel si skllav i shkrete

mbi gjurma shprese dritehellip

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

-O mekatar

as falju ligjes sime

bindu i cmendur enderrtar

srsquojeton me shqetesimehellip

-Mu thellrsquo ne brendesire

ku ndjenja rron e lire

ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplote

ne gjirin tim si hekur

si hekur e celik

qello qello o me kamxhik

pa frikrsquo e pa meshire

e pa pendim

se mu ne thellesire

te shpirtit ne nje kend

lindi nje shqetesim

qe celi varrin tendhellip

Sot eshte e shtune...

Per mua dhe per ty

Per te gjithe.

Per te gjithe ata

Qe paten dicka ne toke.

Sot eshte e shtune

Edhe per ata qe jane merzitur

Per ata qe nuk dine te jetojne.

Eumlshte e shtune edhe per ata

Qe nuk jane me.

Sot eshte e shtune

Per kuajt qe terheqin karrocat ne erresire

Per lodrat qe u luajten

Dhe per vendet bosh ne sallat e lavdise.

Sot eshte e shtune

Edhe per ata qe nuk e dine kete gje

Qe vuajne e s jane te lumtur.

Vetem sot eshte e shtune

E degjova ne rruge

Ne deren e spitalit.

Sot eshte e shtune

Edhe sikur askush te mos e kujtoje...

Jo vetem sepse une sot jam merzitur

Por per madheshtine e nje dite

Qe veshi mbi vete pelerinen e vjeter te botes.

Eumlshte e shtune

Sepse nuk ekziston asnje dite tjeter

Si kjo e sotmja

Dhe dikush mund te thote

Se asnjehere nuk ka qene e shtune

Se asnjehere asnje dite

Nuk ka shpene buze gremines kuptimin e madh

Jeten e madhe perpara nje bluze

Te thjeshte dite

Sic eshte dita e shtune.

Dite e shtune sot

Qe u perserit aq shume

Mbi ate cka bene ata qe nuk jetojne sot

Me lehtesine e atyre qe jetojne

Te mbeshtjelle nga e shtuna

Qe si leter karamelesh

Bie mbi butesine e vjeter.

Sot e shtuna bie mbi kercenimin e vjeter

Dhe thuhet nga te gjitha buzet kudo

Edhe atje ku dita eshte ngaterruar me nje tjeter

Edhe atje ku dashuria eshte zevendesuar me nje tjeter.

Kudo sot e shtuna perkedheli plaget dhe buzeqeshi

Per t ua bere me njerezore

Per t ua larguar sadopak nga pesha e kohes

Qe e veshur me hijen dhe driten e nje te shtune

Ndaloi lozonjare dhe tha

Sot eshte e shtune

Kur filluam te kuptojme

Se vetem ne boten tone eshte dicka

Te rrish pak me shume ne te ftohte

Per te larguar diku drejt pafundesise

Nyjen e vertete

Qe lekundet me perkedheli

Brenda thelle se shtunes

Qe duket se nuk do te nderrohet me asnje dite tjeter.

Sot eshte e shtune

Per te vetmen thjeshtesi dhe mendim

Per te vetmen kenaqesi dhe trishtim

Per te bere nje hap

Ne boten e vogel te njerezve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›