E Diel, 1 Nëntor 2026

Visar Zhiti u kujton kroateve Liria me shume ne shpirt

Keto dite ne Velika Gorice te Kroacise ne gjuhen kroate doli nga shtypi libri i Visar Zhitit Poezi te zgjedhura Izabrane pjesme. Botues Biblioteka e qytetit Velika Gorice Kroaci. Botimin e librit e kane mundesuar Zhupania e Zagrebit Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Kroaci si dhe Keshilli i Pakices Nacionale Shqiptare. Perzgjedhja dhe perkthimi i poezive eshte bere Smajl Smaka. Ne liber jane perfshire 92 poezi te sistemuara ne pese cikle Roberit e lire Te faleminderit ylber ndrrat e thyera Nje Diell tjeter dhe Ana tjeter e ditarit. Libri qe ka 137 faqe me kopertina te forta te plastifikuara mbyllet me biografine e gjere teVisar Zhitit dhe me shenime biografike te perkthyesit Smajl Smaka. Libri hapet me parathenien e z.Katja Matkovic Mikulcic drejtoreshe e Bibliotekes se qytetit te Velika Gorices si dhe me fjalen e rastit te shkrimtarit redaktorit te librit Bozhidar Prosenjak Libri mbi shpresen dhe lirine. Ne parathenien e z Katja Matkovic Mikulcic pos te tjerash thuhet se cilesia qe buron nga secili varg strofe poezi eshte shume motivuese. Duke lexuar poezine e Visar Zhitit per disa caste kam mbetur e heshtur memece para disa vargjeve meqe pikellimi futej ne shpirtin tim duke nenkuptuar nga ato vargje fatin e autorit vuajtjet e pesimet e tij por edhe fatin tragjik te vendit te tij duke gjetur ngjashmerite me vendim tim.... Nderkaq redaktori i librit shkrimtari Bozhidar Prosenjak pohon se ka qene i befasuar kur per here te pare e ka takuar poezine e Visar Zhitit dhe ka konstatuar Kjo nuk eshte vetem poezi shqipe Kjo eshte edhe poezia ime Ky nuk eshte jeta dhe fati i nje shqiptari ky eshte njekohesisht dhe fati im. Ndodhi nje kthese e rendesishme. Vargjet e Zhitit me terhoqen ne boten e tyre. Rrefimi i tij u be rrefimi im. Me tej Prosenjak vazhdon Para se gjithashVisar Zhiti edhe pse kendon per veten e tij dhe per pesimet e tij duke na treguar plaget e fresketa ne trupin dhe ne shpirtin e tij e ben kete qe realitetin te na e sjelle parasysh sa me bindshem ta perceptojme dhe ta perjetojme sa me thelle...Por ne qender te fjales se tij te ndjeshmerise nuk eshte vete ai por njeriu prane tij bashkevuajtesi i tij dhe bashkevellai i tij i afermi i tij dhe me shume se kaq - i tere populli shqiptar por edhe shume me gjere - une e ti. Prangat ne duart e Zhitit nuk jane vetem prangat e tij por jane prangat e njeriut pergjithesisht...Autori na perkujton se liria me shume eshte gjendje shpirti sesa trupi. Zeri i ketij poeti sjell dhimbjen e Shqiperise te nje kohe te dhimbshme...Ne thjeshtesine e tij Visar Zhiti eshte poet kompleks i thelle shumeshtresor plot shpirt. Jane te gjitha keto meditime rreth poezise se Zhitit te redaktorit te librit Prosenjak. Libri permbyllet me mendimin se perkthimi i ketij libri paraqet nje hap ne afrimin e kultures kroate me ate shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›