E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jamarber Marko ose gjurmet qe la pas diktatura

Drejtuar Familjes Marko

Me hidherim te madh mesova per vdekjen e poetit te talentuar dhe disidentit Jamarber Marko. Familja Marko humbi njeriun e dashur letersia shqipe humbi poetin shoqeria humbi mikun e pazevendesueshem e ne kete dhembje te madhe gjej rastin te shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per largimin nga jeta te Jamarbrit. Ne portretin e Jamarbrit te gjithe ne shihnim gjurmet qe la pas diktatura e cila nuk kurseu as moshen e tij te re per ta ndeshkuar egersisht ate dhe familjen e tij. Eumlshte pikerisht kjo familje e cila perballoi me kurajo dhe dinjitet tmerret e Luftes se Dyte Boterore dhe po me aq dinjitet i beri balle edhe persekucionit te pashembullt te diktatures komuniste. Babai i Jamarbrit shkrimtari dhe patrioti i shquar Petro Marko kalvari i te cilit i perngjan rrugetimit te Uliksit drejt Itakes mbetet shembulli unikal i letrave shqipe per ridimensionimin dhe frymen moderniste qe i dha prozes romanore shqipe. Por vite me vone nga familja Marko do te shfaqej serish nje ze i fuqishem ne poezine shqipe ai i Jamarbrit i cili fale formimit dhe talentit te tij rrekej te projektonte nje bote e cila per vete kushtet ne te cilat ndodhej Shqiperia ne vitet e diktatures mbetej nje enderr e parakohshme. Dhe keshtu Jamarber Marko do te pesonte te njejtin fat me ate te atit e tij Petros ku do trsquoi duhej te provonte prangat dhe vuajtjet e gjata ne burgjet me famekeqe te regjimit totalitar. Pas renies se diktatures pena e Jamarber Markos do te spikaste per frymen qe percillnin poezite e tij per humanizmin dhe vizionin e ri qe synonin trsquoi vishnin botes shqiptare. Te gjithe ne sjellim ndermend vargjet e tij te cilat ndonese te shkruara ne vitet e diktatures u bene te njohura ne vitet lsquo90

U rrezuan te gjitha mrekullite ne gremine

askush nuk i vuri re

Vetem i panjohuri

ulur tek stoli i tij

duke pritur te ardhmen.

Secili enderron te jete cigarja e fundit ne paketen e madhe

ku tymi qe mbulon gjithcka

le pa prekur majen e mprehte

atje ku jeton njeriu i vertete.

Ja keshtu do te mbetet gjithmone i kycur ne kujtesen tone Jamarbri si njeriu qe prehet ne qetesine e tij duke pritur te ardhmen. Duke ndare bashke me ju dhembjen per ndarjen nga jeta te Jamarbrit

I juaji

Ferdinand Xhaferaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›