Ndergjegjesimi dhe trajtimi i femijeve me autizem
Modeli i Shqipërisë në drejtim të ndërgjegjësimit dhe trajtimit të fëmijëve me autizëm merr vlerësime maksimale nga takimi i pestë vjetor i Organizatës më të fuqishme në Botë për autizmin “Autism Speaks” në New York.
Kontributi personal i zonjës Berisha i investuar në këto 4 vitet e fundit në drejtim të Autizmit, duke ngritur kapacitetet për diagnostikim, trajtim dhe trajnime në fushën e autizmit, është kthyer në kryefjalën e referencave të përfaqësuesve të “Autism Speaks” mbajtur gjatë këtij takimi.
Modeli i Shqipërisë , me hapjen e “Qendrës Rajonale për Autizmin” në Farkë dhe ngritjen e konsolidimin e modelit të punës për trajtimin e autizmit , u komentua si shembulli më i mirë për të inkurajuar bashkëpunimin mes kombeve dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve ndaj familjeve të prekura nga autizmi.
Inisiativa e Shqipërisë u përshëndet dhe vlerësua nga shumë zonja të para që ishin të pranishme në këtë event.
Bob dhe Suzanne Wright, bashkë-themeluesit e “Autism Speaks”, i kërkuan të pranishmëve që të mbështesin një rezolutë të re të OKB-së për Çrregullimet e spektrit autik dhe Aftësisë së kufizuar që u prezantua nga kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, gjatë Sesionit të 67-të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara .
Kjo rezolutë bën thirrje për pjesëmarrje më të madhe të OKB-së në njohjen e autizmit, i cilësuar si kriza më e madhe në shëndetit publik të popullatës, dhe inkurajon shtetet anëtare për të trajtuar çrregullimet e zhvillimit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu zonja Liri Berisha u nderua nga Federata e Shoqatave Ballkano-Amerikane, me çmimin vjetor Road Map 2012 : “Për mbështejen e saj të vashdueshme dhe kontributin për formësimin gruas në Shoqëri .
Zonja Berisha u shpreh se ndihej shumë e vlerësuar për pjesmarjen e saj në takimin vjetor të Federatës së shoqatave Ballkano- Amerikane Road Map, ndërsa deklaroi në fjalën e saj se e pranonte këtë çmimin në emër të të gjitha grave shqiptare, kudo që ato ndodhen. Ajo theksoi se të gjitha gratë shqiptare kanë qenë avokate aktive të paqes dhe se ato ndajnë gjakun dhe zemrën e Nënë Terezës – ato luftuan shumë për të gjetur buzëqeshjen , dhe sapo e gjetën atë, e gjithë bota u stabilizua
Dr. Liri Berisha pati gjithashtu edhe një takim miqësor me antarë të Fondit Shqiparo - Amerikan të Sipërmarjeve.