Bashkia e Fierit nderpret ushqimin per kopshtet

Të zgjedhurit socialistë të bashkisë së Fierit kanë gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të protestuar ndaj Ministrisë së Financave, e cila i ka kërkuar të shlyejë në kohë detyrimet që ujësjellësi i bashkisë i ka kompanisë CEZ. Me një vendim sa absurd aq edhe me pasoja, bashkia ka ndërprerë ushqimin për fëmijët e 7 kopshteve, për të treguar se nuk ka para as për ushqimin e fëmijëve.
Por më absurd është fakti se prindërit vazhdojnë të paguajnë rregullisht kuotat për ushqimin e fëmijëve.
Dhe ndonëse paguajnë kuotat e vendosura nga vete bashkia, prindërit janë detyruar t'i çojnë fëmijët në kopshte me ushqim me vete.
Për këshilltarët e djathtë të bashkisë, ky vendim është flagrant. Sipas tyre, fëmijët po përdoren për një loje absurd politike, pasi ushqimi i kopshteve mund të garantohej fare mirë nga fondi rezervë i bashkisë së Fierit.
Bashkia e Fierit ka pezulluar prej dy muajsh një varg shërbimesh publike me pretendimin se nuk i është disbursuar ende granti i dhënë nga qeveria. Por nga ana tjetër, jo vetëm qe nuk ua ka kthyer paratë qe u merr pa te drejte familjeve te fëmijëve te kopshteve, pasi nuk po u siguron ushqimin, por vazhdon t'i kerkoje ato, duke kërcënuar se kush nuk paguan kuotën, nuk mund ta çojë fëmijën në kopsht.