Aksident me pasoje 2 te vdekur ne Karbunare
Një aksident me dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në lagjen “Karbunarë” të Lushnjes. Burime policore bëjnë më dije se një automjet tip “Audi” me targë AA 310 EL ka aksidentuar dy motoçikleta në të cilat po udhëtonin 4 persona . Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona që ndodheshin në njërën nga motoçikletat ndërsa dy të të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Nga informacionet e policies thuhet se viktimat janë Fatmir Daja 25 vjec dhe Tomor Nezha 30 vjec të dy nga fshati Skilaj i komunës Karbunarë, ndërsa të plagosur kanë mbetur Ergest Nezha 30 vjec dhe Esmeralda Visha 20 vjece . Kjo e fundit është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën . Sipas policisë drejtuesi i mjetit nga Lushnja pasi ka shkaktuar aksidentin është përpjekur të largohet nga vendngjarja dhe e ka përplasur mjetin tek një urë në “Karbunarë”, duke mos qenë në gjendje ta lëvizë më atë drejtuesi i makinës tip “Audi” ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet së shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit. Nga po të njëjtat burime bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin quhet Altin Nezha, kushëri i pronarit të mjetit Astrit Nezhës.