Ndërhyn ushtria kundër zjarrit në Dajt

Mbrëmjen e shkuar, zjarri është afruar tejet shumë fshatit Priskë e Madhe. Për shuarjen e vatrës së zjarrit, ku në rrezik është edhe Parku Kombëtar i Dajtit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndihmën e ushtrisë me qëllim që kjo e fundit të ndihmojë me mjetet dhe forcat e saj në shuarjen e zjarrit. Kjo kërkesë erdhi si pasojë e pamundësisë për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve me mjete të tjera, për shkak të terrenit të thyer malor.
Përgjigja pozitive ka ardhur menjëherë nga drejtuesit më të lartë të këtij institucioni (Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm), të cilët kanë angazhuar 185 forca ushtarake dhe 10 mjete të tipeve të ndryshme. Me të marrë sinjalizimin për situatën, forcat e ushtrisë kanë shkuar në vendngjarje ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit. Operacioni i forcave ushtarake për shuarjen e zjarrit në kurorën e gjelbër të malit të Dajtit, po vazhdon edhe në këto momente.
Sipas informacioneve të marra nga vendi i ngjarjes, mësohet se situata paraqitet tejet e vështirë për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që forcat e ushtrisë po bëjnë të gjitha përpjekjet që flakët e zjarrit të vihen nën kontroll në të gjithë hapësirën që ka përfshirë. Operacioni i Forcave Ushtarake po drejtohet nga zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, kolonel Sokrat Prifti, ndërkohë që ky operacion do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës. Për situatën është ngritur edhe grupi për menaxhimin e emergjecave me përfaqësues të pushtetit lokal, zjarrëfikëseve, policisë dhe ushtrisë. Ndërsa situata po ndiqet me shqetësim edhe nga deputeti i zonës Genti Strazimiri.
Flakët e zjarrit në faqen e malit të fshatit Priskë e Madhe shpërthyen të dielën e kaluar rreth orës 15:00, por ato u vunë shpejt nën kontroll nga punonjës të Policisë së Shtetit, PMZSH, Forcat e Ushtrisë, punonjës të Komunës Dajt, si dhe nga banorët e zonës, të cilët ndihmuan në lokalizimin e tij. Ndikimi i erës dhe temperatuar e larta që kanë përfshirë vendin tonë, kanë ndihmuar që mesditën e sotme, flakët e zjarrit të rriten sërish ku në rrezik është edhe Parku Kombëtar i Dajtit. /Start/
2012-08-16 08:33