E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëdigjet dhe hidhet nga kati i pestë

 Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë.

Me të marrë njoftimin, një grup i policisë shkoi në vendin e ngjarjes, ku ka konstatoi se viktima është shtetasja Nazire Mersini, 65-vjeç, banuese në këtë fshat. Ajo ka spërkatur veten me lëndë djegëse, i ka vënë flakën dhe më pas është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase vuante nga shëndeti mendor dhe se kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritej. Është bërë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarje dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. /Start/

                                                                                             2012-08-16 09:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›