Elbasan, Beqiri u vra në gjumë me silenciator

Në pranga përfunduan shtetasit Arben Jace,31-vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009, si dhe Florenc Çapja,30-vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 telefona celularë dhe 8 predha pistolete. Viktima Gentian Beqiri, mësohet se është qëlluar për vdekje teksa flinte gjumë me anë të një pistolete silenciator. Ai ndodhej në “arrest shtëpie”, pasi akuzohej për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2005.
Ngjarja
Ashtu sikurse ju kemi informuar gjatë ditës së djeshme, autorët e krimit kanë arritur të mashtrojnë forcat e policisë që ruanin viktimën, duke iu deklaruar se ishin miq të Beqirit, duke hyrë lehtësisht në banesë dhe duke dalë prej andej pa rënë në sy. Dy 30-vjeçarët kanë këmbëngulur se nuk kishin mundësi ta takonin në një moment tjetër viktimën, ndaj e kanë bindur policinë që hynin në banesë.
Nëna e 40-vjeçarit Beqiri kishte dalë për të bërë Pazar.Skena konsiderohet si mafioze nga ekspertët e policisë. Shteti shqiptar ka shpenzuar rreth 150 milion lekë për ruajtjen e Gentian Beqirit, por me sa duket policët janë angazhuar që Beqiri të mos arratisej dhe jo të mos vritej. Nga ngjarja e djeshme humbi jetën edhe i ati i viktimës, i cili pësoi atak kardiak. Tashmë në familjen Beqiri, janë zhvilluar dy ceremoni mortore brenda një dite.
Ndëshkimi ndaj policisë
Drejtoria e Policisë në Qarkun e Elbasanit, ka arrestuar dy punonjësit e policisë roje, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka filluar ecurinë disiplinore “Përjashtim nga Policia e Shtetit”, për katër punonjës policie te nivelit te pare drejtues, punonjës pranë Komisariatit të Policisë Elbasan. /S.Ll/Start/
2012-08-16 08:42