Nderhyrja ne Itali i shpeton jeten Vasili uron 13-vjecaren
Viti 2012 do te gjeje spitalin rajonal te Beratit me nje skaner dhe eko te re kardiake duke plotesuar keshtu te gjithe setin e nevojshem te teknologjise per nje spital rajonal Ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate vizites ne spitalin e Beratit ka theksuar dhe nje here rendesine e fuqizimit te teknologjise. Edukimi ne vazhdim dhe investimet e bera ne infrastrukture dhe teknologji jane hapat e vetem drejt permiresimit te diagnozes dhe trajtimit - tha ministri i Shendetesise. Gjate vizites ne strukturat shendetesore te qarkut ne formen e nje diskutimi te hapur me mjeke dhe infermiere eshte zhvilluar dhe analiza e punes njevjecare. Gjate qendrimit ne qarkun e Beratit ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili ka zhvilluar nje vizite ne familjen Agalliu ne fshatin Velabisht per te uruar Kristinen vajzen 13-vjecare te sapokthyer nga nje kurim i suksesshem ne Itali. Qe nga femijeria vajza vuante prej nje semundjeje te rende dhe per kurimin e saj duhej nje nderhyrje e specializuar ne klinika te huaja. Nje vit me pare gjate nje vizite ne familjen Agalliu ministri i Shendetesise u premtoi gjysherve te Kristines se do te bente te pamunduren per te realizuar kurimin e vajzes. Historia e dhimbshme dhe e trishte e Kristina Agalliut ka nisur tre vjet me pare kur vogelushes i jane shfaqur shenjat e para te semundjes. Kristina jeton me dy gjysherit e saj pasi nena e ka lene vetem gjashtemuajshe. I eshte dashur te perballet me nje diagnoze te veshtire qe i rrezikonte jeten. Diagnoza kerkonte nderhyrje delikate ne shtyllen kurrizore nje nderhyrje e veshtire dhe e parealizuar ne strukturat spitalore brenda vendit. Fale nderhyrjes se Ministrise se Shendetesise gjithcka u arrit te zgjidhej brenda nje periudhe te shkurter. Sot ndjeva dyfish kenaqesi se pari si mjek duke ditur veshtiresine e kurimit dhe se dyti si prind per kete mrekulli qe ndodhi ne familjen Agalliu - u shpreh z. Vasili. Ministri i Shendetesise u shpreh i kenaqur edhe per faktin qe ne familjen Agalliu eshte kthyer buzeqeshja ndersa eshte larguar duke marre nga kjo familje falenderimet dhe vleresimet e vecanta.