E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta elektorale ne Shqiperi dhe gjuha e komunikimit

Kandidatet per pushtetin vendor politikanet deputetet strateget e fushatave elektorale jane te gjithe ne terren. Organizojne takime me kalimtare te zakonshem me mbeshtetes e simpatizante forume diskutimi per problematiken e komunitetit tubime ne vende publike te hapura ose salla te mbyllura. Cdo gje vendoset ne nje dekor te dizainuar enkas per fushate ku bien menjehere ne sy sloganet flamujt partiake banderolat billborde gjigande shumengjyreshe dhe ku grupe te rinjsh shperndajne me shpejtesi per cilindo pjesmarres fletepalosje dhe broshura per programet premtimet dhe objektivat e atyre qe garojne. Ne nje atmosfere te tille te ndezuar qytetaret kane me shume mundesi te njohin ata per te cilet do te votojne me 8 maj 2011 te mesojne idete e projektet e gjithesecilit kandidat ne menyre qe ta kene me te pjekur mendimin per vendimin e tyre para kutise se votimit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ylli Rakipi

Duke vleresuar tiparet e fushates se deritanishme elektorale analisti Ylli Rakipi mendon se komunikimi mes kandidateve dhe qytetareve behet per aspekte konkrete nga gama e problemeve dhe shqetesimeve qe ka komuniteti. Kjo eshte per tu pershendetur por shton ai nuk mungojne dhe premtime qe nuk jane aspak realiste dhe qe i bejne qesharake politikanet dhe kandidatet ne sy te opinionit. Une mendoj se ka premtime qe permbajne fatura te jashtezakonshme dhe ata nuk tregojne se ku do ti gjejne keto burime kaq te medha. Kjo eshte nje nga anet negative te kesaj fushate sepse shqiptaret jane perplasur edhe me pare me kete lloj psikologjie me keto lloj premtimesh qe nuk i kane cuar asgjekundi dhe nuk u kane sjelle asgje te mire.

Analisti per ceshtjet ekonomike Gjergj Buxhuku shikon nje larmi programesh qe paraqesin subjektet politike ne kete fushate. Sipas tij kjo varion per njesi te ndryshme administrative pasi secila ka specifika te problemeve me te cilat perballen qytetaret. Mua me duket nje prezantim me cilesor se ne fushatat e kaluara nga pjesa me e madhe e kandidateve sepse ata duken me kembe ne toke me objektivat qe shpallin thote Gjergj Buxhuku per DW-ne. Praktikisht kerkohet zgjidhje brenda kompetencave pergjegjesive dhe te drejtave te cilat ua jep ligji. Nuk kerkohet asgje me teper se sa ligji u jep pushteteve vendore. Ky fakt te le te shpresosh qe menaxhimi i pushtetit vendor do te vije duke u permiresuar. Pra shikoj qe kemi shume me pak politike dhe kemi shume me teper menaxhim e administrim ne fjalimet e kandidateve te cilesdo parti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjergj Buxhuku

Ylli Rakipi e quan si nje dukuri negative ne fushaten elektorale procesin e imponimit qe po u behet televizioneve per te transmetuar kaseta te montuara nga stafet elektorale te kandidateve. Eumlshte per te te ardhur keq qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimet e tij e ligjeron kete trukim te fushates ne syte e publikut thote Rakipi per DW-ne. Kjo loja e kasetave eshte nje gje e turpshme nje telenovele e cila i perseritet teleshikuesit shqiptar dhe ne kete mes eshte e inkrimuar edhe media e cila luan nje rol megativ duke i transmetuar keto kaseta.

Per Gjergj Buxhukun kjo fushate ka nxjerre ne pah nje imperativ per institucionet shqiptare per legjislativin dhe ekzekutivin qe te nisin te mendojne dhe te veprojne per te realizuar nje reforme te thelle territoriale dhe administrative. Ideja eshte qe te zgjerohen njesite vendore ne baze qarku ose rrethi dhe funksionaret e tyre duhet qe te zgjidhen direkt nga vota e qytetareve thote Buxhuku per DW-ne.

Autor Arben Muka

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›