Ndërhyrje ilegale edhe në kompjuterë

Zbulimi erdhi si pasojë e zgjerimit të hetimeve për përgjimin e telefonave, prapa të cilës gjë po ashtu qëndronte i njëjti tabloid.
Pjesëtarët e Metropolitan Police arrestuan në pjesën veriperëndimore të Londrës një mashkull 52-vjeçar, për shkak të ndërhyrjes ilegale nëpër kompjuterë të huaj, megjithëse identiteti i tij nuk u bë i ditur.
Është ky arrestimi i parë në kuadër të operacionit ‘Tuleta’, që u iniciua me qëllim t hetimit të pretendimeve se detektivët privatë që i kishte angazhuar tabolidi i Murdoch kishin ndërhyrë ilegalisht në kompjuterë të njerëzve të ndryshëm.
Operacioni ‘Tuleta’ pasoi operacionin paraprak ‘Witing’, i cili kishte të bënte me përgjimin ilegalë të telefonave të personave publikë në Britani, si pasojë e të cilit policia erdhi në posedim të informacionit edhe për ndërhyrje ilegale në kompjuterë të ndryshëm.
Pas sigurimit të dëshmive se tabloidi kishte përgjuar telefonat e personaliteteve publike, por edhe ata të familjeve të ushtarëve të vrarë në Irak dhe Afganistan, si dhe të të afërmve të viktimave të sulmeve terroriste në Londër, pasoi një shqetësim i madh i opinionit publik, që rezultoi me mbylljen e tabloidit ‘News of the World’ në muajin korrik.