E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duart larg Goetzes

Arsenal, Bayern Munich dhe të gjitha klubet tjera të interesuara për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Mario Goetze duhet të presin.

Klubi gjerman nuk ka ndërmend të shesë mesfushorin 19 vjeç gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht ofertave që mund të merr për shërbimet e tij. Ky është mesazhi i dhënë nga trajneri Jurgen Klopp.

“Nuk do të ndodhë asgjë pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. Arsenal, njësoj sikurse Bayern Munich apo ndonjë klub tjetër nuk kanë asnjë mundësi për transferimin e Goetzes. Nuk duam të shesim njërin prej futbollistëve tanë më të mirë”, tha Klopp pas humbjes 2-1 nga Arsenali në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Ndërsa Goetze është shprehur mirënjohës për interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, por theksoi se dëshiron të shijojë sukses me Dortmundin. “Më vjen mirë kur lexoj emrin tim të lidhur më klube të mëdha, por mendoj vetëm të arrij sukses me Borussia Dortmundin”, deklaroi Goetze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›