Jahjaga dënon sulmin ndaj KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dënuar sulmine mbrëmshëm ku “një grup i qytetarëve, i nxitur dhe i mbështetur nga struktuart kriminale, e ka bërë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në fshatin Rudar të Zveçanit”, njoftoi Zyra e Presidentes.
“Aktet e tilla të dhunës janë të patolerueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.
Presidentja Jahjaga, gjatë një bisede të sotme me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, ka shprehur brengosje për incidentin e mbrëmshëm dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Më tej në njoftim theksohet se “populli i Kosovës e çmon angazhimin e KFOR-it dhe respekton ushtarët, që shërbejnë në funksion të stabilitietit dhe paqes”.