E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderhyrjen ushtarake ne Siri

Presidenti amerikan Obama ndodhet në një rrugë pa krye për sa i përket ndërhyrjes ushtarake në Siri. Obama gjendet përballë deklaratave të tij, për një sulm të mundshëm pasi Damasku zyrtar ka kaluar linjën e kuqe me përdorimin e armëve kimike. Por nga ana tjetër është dhe kundërshtimi i qartë i opinionit publik amerikan për një ndërhyrje ushtarake. Kreu i shtëpisë së bardhë ka vendosur të presë në këtë mënyrë vendimin e kongresit amerikan, si një rrugë që analistët e përshkruajnë shumë të vështirë.  Por dhe mes radhëve të demokratëve ka nga ata që mendojnë se armët kimike janë përdorur dhe në raste të tjera dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërhyrë ushtarakisht. Një pjesë e mirë e demokratëve shpresojnë në gjetjen e një mënyre tjetër për të vënë Asad para përgjegjësive të tij, një detyrë kjo që duhet marrë përsipër nga komuniteti ndërkombëtar.  Kongresi amerikan pritet të rifillojë punimet në 9 shtator. Por dhe Liga arabe pas mbledhjes në Kajro nuk ka dalë me një vendim të qartë. E vetmja gjë e përbashkët ku të gjithë kanë rënë dakord është dënimi i përdorimit të armëve kimike, por vendimi për një sulm ushtarak duket se do të mbetet në duart e këshillit të sigurisë në OKB. Edhe pse prej dy vjetësh nga ky këshill nuk ka pasur asnjë veprim për zgjidhjen e situatës në Siri.

Ushtarët amerikanë protestojnë në rrjetet sociale kundërndërhyrjes ushtarake në siri Në një kohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin vendimin e kongresit për sulmin në Siri, në rrjetet sociale shprehet pakënaqësia e disa ushtarëve amerikanë. Fotografi të ushtarakëve të ndryshëm janë postuar në faqe të ndryshme. Ata mbajën në duar mesazhe të shkruara nëpër fletë duke mbuluar fytyrën. Në mesazh shkruhet se ata refuzojnë të luftojnë në Siri në krah të Al Kaedës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›