Ndërhyrjet e ’08-ës
Një vështrim mbi restaurimin e Monumenteve për vitin 2008
Viti që po mbyllet shënoi një aktivitet në rritje në fushën e restaurimit të Monumenteve të Kulturës. Instituti i Monumenteve dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare e shtrinë veprimtarinë e tyre në të gjithë territorin e vendit. Mbështetur në Programet Kulturore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve gjatë vitit 2008 u punua në rreth 80 objekte dhe nga ana e shtetit shqiptar u shpenzua në këtë fushë rreth 370 milion lek pra 3.7 herë më shumë se viti i kaluar. Këta tregues ndryshojnë së tepërmi në rritje ndaj vitit të kaluar, ku u ndërhy në rreth 50 objekte. Interesimi në rritje i organizmave shtetërore për Trashëgiminë Kulturore sivjet përkoi dhe me faktin e shpalljes së Qytetit Muze të Beratit, Pasuri e Kulturës Botërore, një ngjarje eveniment për Kulturën tonë Kombëtare. Sot jemi një vend me tre Qendra Pasuri Botërore nën patronazhin e UNESCO-s, një vlerësim dhe konsideratë e organizmave kulturore botërore për Kulturën Shqiptare. Megjithëse fizikisht vend i vogël, ndër rreth 800 qendra të tilla, 3 janë shqiptare, një raport që do ta dëshironin edhe shume vende të tjera të globit. Për shpalljen e këtyre qendrave janë hartuar dosje të tëra, janë kryer me dhjetra ekspertiza, janë krijuar lobingje.
Ndërhyrjet restauruese të vitit 2008 janë jo vetëm me shtrirje territoriale por dhe një shpërndarje në gjini të ndryshme si komplekse urbane, banesa karakteristike, fortifikime, ndërtime kulti- kisha, xhami, teqe, ndërtime të karakterit inxhinjerik si ura mesjetare, etj. Ndër komplekset urbane, me interes është ndërhyrja në Bulevardin e Shkodrës, i cili do të kthehet në një rrugë pedonale. Trajtimi i fasadave të dyqaneve, i shtresave rrugore, i sistemit të ndriçimit, etj e transformojnë këtë arterje në një qendër të merituar për vetë vlerat e këtij qyteti me tradita në veri të Shqipërisë. Në këtë mënyrë Bulevardi i Shkodrës evidentohet si një qendër e bashkëlidhur me vlerat në vazhdimësi të kulturës së Adriatikut siç janë Budva, Kotori, Dubrovniku, Xara, Spliti, etj duke u bërë kështu edhe një qendër e turizmit kulturor në veri të vendit.
Ndërhyrjet masive në Pazarin e Gjirokastrës përbëjnë trajtim të një kompleksi tregtar, këtë herë në jugun e Shqipërisë. Punimet me karakter konstruktiv në mure, çati si dhe trajtimi i elementeve të fasadave në dyqanet do ta kompaktësojnë në vetvete këtë njësi komerciale, që përbën bërthamën e një qyteti të gurtë, i cili për nga tipologjia e njësive të banimit dhe regjiditeti i ndërtimeve përbën një rast unikal për rajonin tonë. Mesa dihet Gjirokastra, i ka shembujt e rrallë në hapësirat e rajonit. Një tjetër Pazar karakteristik ku u punua gjatë këtij viti është ai i Korçës. Ky Pazar përbën një kompleks tregtar me vlera për vetë hapësirën e tij, për kompleksitetin e dyqaneve dhe për larminë tipologjike të ndërtimeve që e përbëjnë atë. Nga pikëpamja tipologjikë Pazari i Korçës paraqet një element lidhës më pazare të tjera të njohura në Ballkan, siç janë Pazari i Manastirit në Maqedoni, i Selanikut në Greqi, etj. Kuptohet se punimet në komplekse të tilla masive janë të karakterit shumë vjeçar dhe kështu këto lloj objektesh do të vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen në fokusin e ndërhyrjeve restauruese.
Në kategorinë e punimeve në komplekse monumentale përfshihen dhe trajtimet e komplekseve fetare siç janë manastiret dhe teqetë. Gjatë këtij viti punimet e restaurimit prekën dhe Manastirin e Apolonisë. Në konakët e këtij manastiri u kryhen punime konsolidimi dhe rifiniture në mënyrë që muzeu i këtij qyteti antik të gëzojë kurdo herë qytetarinë e një qendre turistike të vizitueshme. Vlejnë të përmenden dhe ndërhyrje në Teqetë historike në Frashër, në Kulmak të Tomorrit si dhe në Teqenë e Melanit në Dropull, ku muret rrethues nga periudha ilire dhe ujësjellsi mesjetar paraqiten si një garniturë historike për këtë objekt fetar piktoresk.
Qendra e rëndësishme iliro-mesjetare e Bylisit në Mallakastër jo vetëm që ishte objekt punimesh për këtë vit, por si një qendër e merituar e historisë sonë ajo do të përbëjë një objekt në vazhdim për punime mirëmbajtje dhe restaurimi. Veç vlerave tipologjike ndërtimore, Bylisi me mozaikët e spikatur të bazilikave të shumta paleokristiane përfaqëson dhe një qendër me vepra arti të spikatura.
Gjatë vitit 2008 sistemi i trashëgimisë kulturore në Shqipëri tregoi një interes të pakrahasuar për restaurimin e rreth 15 fortifikimeve antike dhe mesjetare. Mund të themi se për herë të parë u prekën frontalisht kalatë në ose pranë bregdetit Adriatik. Punime të thella, si asnjëherë tjetër, u kryhen në Kalanë e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Në këtë objekt të periudhës së Skënderbeut dhe nga venecianët e fillimit të shekullit të XVI, u kryen punime konsolidimi në kullat, plotësime të kamareve të oborrit si dhe punime sistemuese në terrenin rreth kalasë. Rigjallërimi i bregdetit turistik të Gjirit të Lalzit, sigurisht që do të krijojë mundësitë e një infrastrukture për ta përfshirë dhe këtë kala në itineraret kulturore të zonës. Në Kalanë e Lezhës u konsoliduan kulla dhe mure në faqet lindore dhe veriore si dhe u krye pastrimi dhe evidentimi i mureve nga bimët dëmtuese parazitare. Pas shumë vitesh Kalaja e Rozafatit në Shkodër i’u nënshtrua punimeve në stil të gjerë. Në muret e ambienteve rreth Kishës së shën Stefanit u plotësuan zgavrat në mure dhe themele. Në oborrin e parë u mbushën zgavrat në muret rrethues ndërsa në murin sipër hyrjes u kryen dhe proçese anastiloze në bedenat e dëmtuar. Muri gjatësor nga ana e qytetit doli në dritë tërësisht duke u zhveshur nga bimësia e dëmshme. Në të gjithë sheshin e kalasë u evidentuan sterat e ujit me grykat e puseve.
Veç këtyre, në vitin që po mbyllet u punua në kalatë e Gjirokastrës, Porto Palermos, Himarës, Peqinit, Grazhdanit në Peshkopi, në Prezë, Krujë, si dhe u kryen punime mirëmbajtjeje në Zgërdhesh, Persqiop, Tujan, Kalaja e Ndroqit, etj. Parqet Kombëtare Arkeologjike në Apoloni, Bylis, Antigone, etj vazhduan mirëmbajtjen e qendrave që ata mbulojnë duke kryer edhe punime restaurimi në monumentet brenda territorit të tyre. Gjatë vitit 2008 u restauruan dhe mjaft objekte kulti. Kështu u punua në Voskopojë, Vithkuq, në Kishën e Shirgjit, në Berat, në Mesopotam, etj. Gjithashtu u ndërhy dhe në mjaft xhami e teqe, siç qenë Xhamia e Allajbegisë në Peshkopi, e Fatihut në Durrës, e Plumbit në Shkodër dhe pas shumë vitesh u ringrit Minareja e Xhamisë së Mirahorit në Korçë, me një fond prej 120 milion i financuar nga shteti. Kështu u plotësua një monument i lidhur me emrin e Iliaz Bej Mirahorit, themeluesi i këtij qyteti në fundin e shekullit të XV. Veç xhamive restaurimet prekën dhe disa teqe si në Melan, Tomorr, Martanesh, Frashër dhe në Teqenë e Luzhës Tropojë, duke i gjallëruar së tepërmi nga ana ndërtimore këto objekte pelegrinazhi.
Përveç objekteve që përmendëm më sipër në vitin që po mbyllet u ndërhy me restaurim dhe në disa ura mesjetare si në Urën e Kollorcës Gjirokastër, në Urën e Shën Prodhromit Voskopojë, si dhe Urën e Vashës mbi lumin Mat në Gur të Bardhë. Një fushë e rëndësishme e ndërhyrjeve restauruese gjatë vitit 2008 ishte edhe ajo e banesave karakteristike në qendrat tona historike. Kështu u restauruan banesa në Shkodër, Korçë, Berat, Peshkopi dhe komplekset Justin Godard dhe rruga e Hebrenjve në Vlorë. Punimet emergjente mirëmbajtëse u zbatuan gjatë gjithë vitit në qendrat tona historike.
Një trajtim i veçantë është kryer gjatë këtij viti në vlerat e arkitekturës popullore në qytetin e Gjirokastrës ku u shpenzuan rreth 1.5 milion euro, të financuara nga shteti shqiptar dhe me asistencën e UNESCO-s. Në Gjirokastër po ndërhyet frontalisht në restaurimin konstruktiv dhe arkitektonik të dyqaneve dhe ambienteve në Pazarin e Vjetër karakteristik, i cili ofron resurse të spikatura për turizmin kulturor, që për hir të së vërtetës duhet thënë se ka zhvillime të konsiderueshme gjatë dy viteve të fundit. Njëkohësisht me këto fonde është ndërhyrë thellësisht dhe në shtatë banesa monumentale karakteristike të cilat përbëjnë dhe vlerat më të spikatura të kësaj qendre muzeale. Siç dihet Qyteti Muze i Gjirokastrës përmban brenda vetes me dhjetëra banesa monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë. Në këto objekte, pas viteve ’90 në kohë të ndryshme, janë shpenzuar fonde restauruese që nga viti në vit paraqiteshin me ulje-ngritje dhe ndonjëherë dhe me vlera minimale. Për pasojë janë monumentet ato që e kanë pësuar. Dhe duhet thënë se veçanërisht me fillimin e viteve 2000 në këtë qytet disa prej objekteve pësuan amortizime dhe në ditët tona rreth 10 monumente të kategorisë së dytë, në lagje të ndryshme paraqiten në gjendje të degraduar. Për këtë arsye nga ana e Institutit të Monumenteve u krijua një grup pune, i cili në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër dhe me pushtetin lokal do të kryejnë ekspertizën në vend të këtyre objekteve të amortizuar. Pas ekspertizës do të hartohet plan programi për trajtimin e çdo objekti në veçanti, sipas problematikës që paraqesin.
Theksojmë se edhe për vitin 2009, për restaurimin e vlerave të Qytetit Muze të Gjirokastrës janë parashikuar fonde të veçanta si nga buxheti i shtetit ashtu dhe nga Sponsor të ndryshëm, me qëllim vlerësimin dhe restaurimin e monumenteve si dhe për trajtimin e rasteve emergjente në këtë qendër historike, Pasuri e Kulturës Botërore.