E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohen per kontrabande arrestohen 7 persona ne Durres

Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit të akuzuar për kontrabandë.

2 doganierë dhe 5 punonjës së portit janë arrestuar nën akuzën e kontrabandës dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi të kryer nga sektori kundër krimit financiar.

Të arrestuarit janë Ylli Troplini 50 vjeç, Artur Mustafa 36 vjeç me detyreë doganier i kontrollit fizik në degën e doganës Romano Port, Selman Doci 43 vjeç, përgjegjës turni në doganë, Klodian Cullhaj 35 vjeç, agjent doganor, Laurent Bega 40 vjeç, magazinier si dhe Afrim Meçe 38 vjeç e Pëllumb Metollari 61 vjeç, drejtues të autiobotove.

Shtetasit e lartpërmendur akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, një natë më parë kanë kaluar kontrabandë nga porti i Romanos Port, një sasi prej 41.500 litrash karburant.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›