E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderi i humbur i Katerina Blumit

Shfaqet sonte, ora 19.00 në kinemanë e Akademisë Marubi. Historia e vajzës që kalon natën me një person i dyshuar për terrorizëm, dhe shkatërrimi i dinjitetit njerëzor nga hetimi policor dhe mediat sidomos. Nderi i humbur i Katerina Blumit është një film për pushtetin politik, lirinë e individit po aq sa një film për manipulimin mediatik .

Regjisorët Volker Schlöndorff dhe Margarethe von Trotta kanë bërë një përshtatje të novelës me të njëjtin titull të nobelistit gjerman Hajnrih Bël. Filmi dramatik është i vitit 1974, prodhim i Gjermanisë Perëndimore, zgjat 100 min. Interpretojnë Angela Winkler, Mario Adorf, Dieter Laser, Jürgen Prochnow. / E. Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›