E Diel, 1 Nëntor 2026

Një burrë që flet pa frikë për dashurinë

Elsa Demo

Poetët në teatër është një serial që sjell poezinë shqipe të interpretuar në skenën Shekspir të Teatrit të Metropolit. Disa metër pëlhurë, ndonjë objekt ilustrues për dekor që i shërben njëherësh aktorit si paravan, një instrumentist që hyn në lojë si një lloj aktori, e ndonjë balerin sepse ashtu duhet.

Ka lexues që kjo mikroklimë i duket si e serave për poezinë, ka të tjerë dhe këta nuk janë vetëm nostalgjikë, që nuk janë kundër poezisë vizuale.

Prurjen e klasikëve të letërsisë shqipe, Qendra Kulturore Tirana, drejtuesja e saj Suela Konjari, ia atribuon jubileut të Pavarësisë. Me Naim Frashërin në janar, dhe mbrëmë, nata e dytë, me poezinë e Lasgush Poradecit. Në vazhdim, në mars, është programuar Migjeni. Gjithnjë me aktorët: Yllka Mujo, Fatos Sela, Rozina Kostani, Kastriot Ramollari dhe Anila Bisha.

Nga Poradeci janë zgjedhur rreth 16 poezi, si Vdekja e Nositit, Poradeci, Dremit Liqeri, Ti po vjen që prej së largu, Kënga Pleqërishte, etj. Aktori Kastriot Ramollari i cili vjen në skenë si një shëmbëlltyrë me veshjen karakteristike të Poradecit tha dje se është punuar për një deshifrim të poezisë, për ta sjellë atë me tingullin, verbin, imazhin, nuancat, ngjyrën e vargut, si një konfirmim që poezia e Lasgush Poradecit mbetet sot e kësaj dite e përjetë e mot, një burim frymëzimi dhe moment krenarie për gjithsecilin.

Kur vjen fjala te raportet mbi lexueshmërinë e klasikëve të poezisë shqipe, të cilët kanë epërsinë me tekstet didaktike, Lasgush Poradeci (1899-1987) krahas Naim Frashërit, mbetet i preferuar dhe nga më të lexuarit, po aq sa poetët botërorë si Esenin, Neruda, Pushkin.

Vitet e fundit vepra e Lasgush Poradecit po ribotohet e plotë nga familjarët me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Botimi i veprës poetike është bazuar në botimet e dy librave që u bënë në Bukuresht, duke mbajtur parasysh shënimet dhe korrigjimet që Poradeci ka bërë në anë të faqeve, përfshirë dhe shpjegimet e fjalëve në fund të poezive që ka bërë vetë poeti.

Libri I – Vallja e yjve u botua nën kujdesin e Mitrush Kutelit në vjeshtë 1933 në Bukuresht dhe Libri II – Ylli i zemrës më 1937 pajisur me një vështrim kritik sërish nga editori Mitrush Kuteli. Me këto dy libra që Poradeci i shkroi sa në Pogradec, Athinë e Bukuresht deri në vitet tridhjetë, ai mbeti te lexuesi.

Aktoret Yllka Mujo dhe Rozina Kostani, dhanë para performancës së mbrëmshme, një lexim personal të poezisë së Lasgush Poradecit. E para është e prirur për nga brendia dhe përjetimi i vargut të Poradecit, ndërsa e dyta për nga loja skenike e historisë që gjen te Vdekja e Nositit apo ndonjë tjetër.

Yllka Mujo: Ky njeri e ka pasur lirinë me pashë

E keni njohur Poradecin?

Nuk e kam njohur, e kam parë kur kam xhiruar në Pogradec. Imazhi i tij është: një njeri i vetmuar, që nuk kishte nevojë për të tjerë, kaq i plotë ishte me veten. Me bastunin e tij, me qenin, miku i tij i ngushtë, me borsalinë, një figurë që për një sy të jashtëm dukej  enigmatike. E kam vëzhguar dritarja ndërsa shëtiste buzë liqenit. Për kaq e njoh. Ama kur ia lexon vargjet, shikon që brenda asaj vetmie, ka një tallaz të jashtëzakonshëm. Është vërtet një poet i dashurisë që i këndon me llaftari sepse këtë fjalë e përdor disa herë në poezitë e poemat.

Poezinë e tij, si shumica e lexuesve të tij, e keni njohur nga letërsia didaktike?

Fillimisht nëpërmjet teksteve të Institutit, d.m.th., Lasgushin e kam njohur kur kam hyrë në Institut të Arteve. Deri në shkollë të mesme kam lexuar kryesisht romane. Poezinë vërtet që kam filluar ta përjetoj kur kam hyrë në Institutin e Lartë të Arteve, sepse ishte lëndë më vete, kështu që isha e detyruar të filloja ta lexoja. Dhe kur kam njohur Tagorën, Uitmanin, Lorkën që ishin një fillim për mua, jam befasuar sepse është një botë që brenda pak gjëje te jep një dimension kolosal, të jep gjithë botën brenda rreshtave.

Keni regjistruar lexime nga Poradeci?

Nuk kam regjistruar, nuk më ka rënë rasti, por ja kam fatin sonte me këto tre poezi, siç po përpiqen të gjithë që ti qëndisim sepse ai me të vërtetë është qëndistar i poezisë së dashurive dhe është një qëndistar që mund ta çosh në çdo ankand të botës.

Çfarë keni zgjedhur?

Ti po vjen që prej së largu që është një nga poezitë e mia më të dashura të tij, për faktin sepse sheh nga larg dhe nga larg i bën autopsinë asaj dhe vetvetes.

Prandaj është një tjetër poezi që ka edhe humorin edhe mentalitetin brenda, sepse ai flet fillimisht për një vajzë, pastaj për një grua dhe i do të dyja, vashë dhe grua. Kjo tregon që ai ka qenë njeri mendjehapur. Trysnia që i është ushtruar nuk i është bërë atij fajde, domethënë ai e ka pasur lirinë me pashë. Liqeni ka qenë liria e tij, qielli ka qenë liria e tij, lulet kanë qenë liria e tij, natyra në përgjithësi ka qenë liria e tij. Dhe kjo e bën atë poet të bukur, edhe të dhembshur, edhe të dashur.

Mendoni që ka ndryshuar leximi i poezisë së Lasgush Poradecit në kohë?

Brezi i ri mund ta shohë krejt ndryshe, por sado ndryshe ta shohë, prapë thelbin e Lagushit nuk e ndërron dot. Do të preket e do të thotë: çështë ky poet që e paska parë dashurinë kështu. Në qoftë se dashuria së jashtmi është bërë më praktike, thelbin i saj romantik nuk mund të ndryshojë. Njerëzit kur dashurojnë, edhe pse mund të mos e japin veten, sikur i bëjnë duvak kësaj ndjenje, në pamje të parë mund tiu duket si një gjë që është një pjesë e jetës, kurse në poezinë e Lasgushit dashuria është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e jetës.

Cili është ai varg që do ta thoshit sot sikur ta kishit shkruar ju?

Brenda lotëve të mia të të shoh të pasqyruar. Është vetëm njëri nga vargjet.

 

Rozina Kostani: Poezia si një dramë e vogël

Çfarë shohim sonte nga ty?

Janë tri poezi në të cilat Lasgushi flet me çdo qelizë të tijën. Është befasues figuracioni që zgjedh ai, dramaticiteti që krijon brenda poezisë. Vdekja e Nositit është poezi me disa domethënie mbi qenien njerëzore, çfarë jemi ne, çfarë është dashuria.

Çfarë mundësish ka poezia e Lasgushit për interpretim skenik?

Vdekja e Nositit, për shembull është një dramë e vogël shtjellimi i të cilës shkon drejt një kulmi dhe mbërrin në një fund. E interpretoj këtë poezi si një performancë në lëvizje. Megjithatë e rëndësishme në poezi është fjala, nëse i humbasim fjalën poezisë atëherë ajo nuk qëndron më.

Pamë se loja jote nuk është performancë e thjesht në lëvizje e poezisë: realizon pirueta dhe imiton klithmën e pulëbardhës.

Dikur jam marrë me akrobaci dhe danc teatër. Performanca e sotme synon më shumë plastikë se sa recitim së jashtmi. Do të jem një zog liqeni që e pasuron atmosferën me klithmën e saj.

Poezia Syri i lumtur është konceptuar krejt ndryshe. Por Ku vemi larg më shijon më shumë. Sepse aty gjen arratinë e shpirtit që përpiqemi ta fshehim. Them se Lasgush Poradeci është poet shumë i lirë që e shpreh çdolloj ndjesie shpirtërore. Besoj që ky njeri ka dashuruar shumë dhe kjo është gjëja më e bukur që shoh tek ai. Këtë ndjesi, çdo gjë që lëviz brenda nesh e ka hedhur në varg, e ka thënë troç, e ka thënë pa frikë.

Si pedagoge në degën e arteve skenike, sa punohet aty me poezinë?

Me studentët ka një procedurë tjetër, ata

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›