Ndërkombëtarët: Veriu po kërcënon Kosovën
Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) në një raport të publikuar kohët e fundit bënë të ditur se gjendja aktuale në veri të Kosovës mund të ketë pasoja shumë të rënda për qëndrueshmërinë e vendit.
Sipas raportit situata e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, rrezikon ndërprerjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, kërcënon qëndrueshmërinë e brendshme të Kosovës dhe kandidimin e Serbisë në BE.
Grupi thekson se përpjekja e Prishtinës për ta kontrolluar gjithë territorin e shtetit të ri, e veçanërisht kufijtë e vet me Serbinë, dhe vendosmëria e serbëve të veriut të Kosovës për të rezistuar, mund të prodhojnë më tepër viktima.