E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet aktakuza ndaj terroristit kosovar

Sami Osmakac

Prokurorët amerikanë bënë të ditur se është ngritur aktakuzë kundër kosovarit me nënshtetësi amerikane, Sami Osmakaç, i cili akuzohet për tentativë përdorimi të armëve të shkatërrimit në masë në një komplot të dyshuar të militantëve islamikë.

Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve aktakuza ndaj 25 vjeçarit Sami Osmakaç është ngritur të enjten. Ai është arrestuar më 7 janar nga agjentët federalë, pasi autoritetet thanë se ai kishte blerë pajisje dhe armë zjarri nga një agjent i maskuar.

Pajisjet ishin çaktivizuar para se të shiteshin. Zyrtarët thanë se Osmakaç gjithashtu është akuzuar për posedim të një arme automatike të paregjistruar. Autoritetet thanë se Osmakaç planifikonte të përdorte një makinë bombë dhe armë të tjera në një sulm të frymëzuar nga islamistët në rajone të ndryshme përreth Tampës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›