Rusia akuzon BE-në për ndërhyrje në punët e brendshme
Rusia zyrtare ka akuzuar shefen për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandër Lukasheviç me anë të një deklarate para Parlamentit Evropian, theksoi se Eshton po përpiqej ti jepte mësime autoriteteve ruse.
Në fjalimin e saj, Eshton ka kërkuar nga qeveria ruse që të angazhohet në dialogun me opozitën dhe të përcaktojë një axhendë për ndryshime.
Ajo gjithashtu ka kërkuar nga autoritetetet, që të rishikojnë vendimin e tyre për refuzimin e regjistrimit në garën për zgjedhjet presidenciale të liderit opozitar, Grigori Javlinski.
Lukasheviç tha se vlerësimet e Eshtonit mbi zgjedhjet e ardhshme në të cilat kryeministri Vlladimir Putin do të garojë për një mandat të tretë ishin tendencioze.
Në të njëjtën kohë në programin Politikat e Ftohta në televizionin rus kryeministri Vladimir Putin theksoi se sistemi anti-raketor mund të mbulojë territorin e maleve Ural, vendi ku janë vendosur forcat ruse.