Gjendet pa jete roja e sigurisë në një firmë private

Foto Ilustruese
TIRANË- Roja i sigurisë në një firmë private në Kamzë është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhenave të para bëhet me dije se 65 vjecari u gjet i vdekur në objektin në të cilin ishin punësuar si roje sigurie.
Nga këqyrja e parë, mësohet se ai nuk ka shenja dhune në trup, por policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Policia thotë se trupi i pajetë do ti nënshtrohet ekzaminimit mjekësor, i cili do të jetë edhe një përgjigje për shkakun e vdekjes.