Ndërkombëtarët dënojnë dhunën në Nigeri

Fuqitë perëndimore kanë dënuar shpërthimet në kisha në ditën e Krishtlindjeve në Nigeri ku u vranë të paktën 40 persona.
Përgjegjsinë për këto sulme e ka marrë sekti islamik, Haram Boko, të cilët thonë se dëshirojnë të vendosin ligjin e Sheriatit në Nigeri.
Shtëpia e Bardhë e ka dënuar atë që e quajti një sulmë "të pakuptimtë" dhe u zotua për të ndihmuar autoritetet nigeriane në nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.
Britania e ka përshkruar dhunën si "sulme burracake ndaj familjeve që u mblodhën për të festuar një ditë lutjeje që simbolizon paqe dhe harmoni dhe vullnet të mirë ndaj të tjerëve".
Dënime kanë ardhur edhe nga Franca, Italia dhe Kisha Katolike Romake.