Gruevski: Greqia, qëndrime radikale për emrin

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski konsideron se përgjigjet e fundit të kolegut grek Lukas Papadhimos dhe liderit të Demokracisë së Re, Antonis Samaras janë qëndrimet më radikale në historinë e Greqisë lidhur me kontestin e emrit.
"Qëndrimi që komunikoi kryeministri dhe refuzimi i takimit nga ana e Samarasit janë procedura të cilat tregojnë se nuk kanë për qëllim të merren me këtë problem. Ata evitojnë takime në çdo mënyrë dhe në çdo nivel të mundshëm", deklaroi kryeministri Gruevski.
Ai shprehu keqardhje që edhe kjo garniturë e re politike në Greqi, jo vetëm që nuk ka angazhim për këtë çështje, por po kthehet drejt të shkuarës.
Kryeministri maqedonas Gruevski nuk komentoi në lidhje me mundësinë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin që duhet të mbahet në Çikago, në maj.
"Është evidente se në Samitin e Bukureshtit vendet-anëtare kanë marrë vendim që është rezultat i hapave paraprake ilegale të një anëtari të tyre. Është arritur konkluzion pasi vendet-anëtare janë sjellur në konfuzion respektivisht përmes rrugës ilegale të një vendi-anëtar. Nga ky aspekt mbetet të shohim se sa kjo do të respektohet nga Aleanca", sqaroi ai.
Madje edhe pas marrjes së vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, nënvizoi Gruevski, Greqia tregon se nuk ka qëllim të zgjidhë çështjen e emrit.