E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 vrasje gjatë 2011 në Maqedoni

Rreth 30 vrasje janë regjistruar gjatë këtij viti në Maqedoni, bëjnë të ditur statistikat e fundvitit të Ministrisë së Brendshme të këtij vendi.

Me këtë shifër të vrasjeve, ky vit shënon vitin me vrasje më të pakta gjatë vitit. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 janari i këtij viti e deri në dhjetor kanë ndodhur dhjetëra incidente me armë, ku ka pasur 30 viktima thekson agjensia e lahmeve Ina.

Numri më i madh i vrasjeve ka ndodhur për shkak të probleme familjare, ndërsa më shumë se gjysma e vrasjeve janë të regjistruara në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

Statistikat e MPB-së theksojnë se viti që ka shënuar më shumë vrasje ka qenë viti 2003, kur janë regjistruar mbi 75 vrasje. Në skedarin e MPB bëhet e ditur se gjatë këtij viti nga 30 vrasje, nuk janë zbardhur vetëm gjashtë prej tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›