Egjipti pret rezultatin e votimeve
Egjiptianët janë në pritje te rezultatit te vonuar te zgjedhjeve presidenciale te cilat jane mbajtur fundjavën e kaluar. Rezultatet pritet te behen publike nga mesdita pasi komisioni zgjedhor të ketë dëgjuar ankesat nga të dy kandidatët.
Kështu njoftoi në një komunikatë për mediat Komisioni Zgjedhor në Kajro, në kohën kur në rrugët e kryeqytetit egjiptian protestonin mijëra mbështetës të opozitës kundër Këshillit Suprem Ushtarak, i cili pasi shpërndau parlamentin e zgjedhur me votë të lirë, zotëron pushtet absolut si ekzekutiv ashtu edhe legjislativ. Opozita dhe protestuesit akuzojnë ushtarakët se me lëvizjet e fundit po tentojnë të mbajnë pushtetin, duke mos ia kthyer atë kurrë civilëve. Javën e kaluar, ushtarakët shpërndanë parlamentin e dalë nga zgjedhjet e para të lira në vend, që nga ardhja e Mubarak në pushtet, 40 vjet më parë. Vendimi për shpërndarjen e parlamentit mbërriti pas intepretimit të ligjit zgjedhor nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Kajro, e cila e vlerësoi këtë ligj si anti-kushtetues. Vendimi shkaktoi protesta si nga Vëllazëria Muslimane, partia më e madhe në vend, por edhe nga radikalët salafitë, partia e dytë që siguroi më shumë mandate në parlamentin e shpërndarë. Ushtarakët këmbëngulin se nuk u duhet pushteti civil dhe se do ta ushtrojnë atë deri në momentin kur vendi të ketë tejkaluar krizën aktuale. Sipas tyre, është e nevojshme që të reformohet ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e vendit. Ndërkohë, rezultatet për zgjedhjet presidenciale priten me padurim, jo vetëm nga egjiptianët, por edhe nga ndërkombëtarët. Në garë morën pjesë dy kandidatë, Mohamed Mursi i Vëllazërisë Muslimane dhe Ahmed Shafiq, ish-gjeneral dhe ish-kryeministër në kohën e Mubarak.