E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët, të shqetësuar për votimin e emrave të rinj të Gjykatës KushtetueseNga TemaNë pritje të mbarimit të mandateve të gjashtë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shqetësimi është rritur ndjeshëm se zëvendësimi i një numri kaq të madh anëtarë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ndërkombëtarët, të shqetësuar për votimin e emrave të rinj të Gjykatës KushtetueseNga TemaNë pritje të mbarimit të mandateve të gjashtë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shqetësimi është rritur ndjeshëm se zëvendësimi i një numri kaq të madh anëtarësh, do të ndryshojë balancat në këtë institucion të rëndësishëm. Votimi do të vijë në një moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy nisma të rëndësishme të qeverisë, e në total këto vite kanë qenë 18 nismat e qeverisë, të rrëzuara si antikushtetuese. Për këtë arsye, dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani kanë mbledhur juristë e diplomatë në një takim ku janë hedhur teza për mundësitë e kalimit të një ngërçi të mundshëm. Në tryezë kanë qenë dhe ambasadori amerikan, Xhon Ëidhers dhe ambasadorja angleze, Fiona Mekiluan. Më vonë në tryezë ka mbërritur dhe ambasadori i OSBE, Robert Bosch. Një nga tezat e qarkulluara ka qenë ajo që votimi për emrat të bëhet me shumicë të cilësuar, në mënyrë që emrat të kenë pëlqimin e palëve, por kjo duket e vështirë për shkak se do minimizonte rolin e presidentit.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese përzgjidhen nga presidenti dhe votohen nga Kuvendi. Ekziston mundësia që mazhoranca të mos pranojë emrat që i serviren nga Topi siç ka ndodhur në rastin e Gjykatës së Lartë. Kësaj i druhen të huajt, se mos mazhoranca do të përpiqet të imponojë emrat që janë në interes të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›