Berisha pas 20 vjetësh: Task Force për të kërkuar trupat e të pushkatuarve nga komunistëtNga TemaTanimë është e qartë se antikomunizmi i kryeministrit tonë është momental dhe për interesa politike. Në një shkrim të botuar nga gazeta Tema, personi që
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha pas 20 vjetësh: Task Force për të kërkuar trupat e të pushkatuarve nga komunistëtNga TemaTanimë është e qartë se antikomunizmi i kryeministrit tonë është momental dhe për interesa politike. Në një shkrim të botuar nga gazeta Tema, personi që kishte gjetur varrin masiv rrëfente me dhimbje për përpjekjet që kishte bërë i vetëm për të gjetur trupin e të atit. Në këtë rrugë ai shpesh ishte penguar nga institucionet. Por, ai nuk ka qenë i vetëm. Të shumta janë rastet e personave që kërkojnë të dashurit e tyre, të vrarë nga regjimi komunist. Tani pas njezët vjetësh, kryeministri ka deklaruar se do të ngrejë një njësi të posaçme që do merret me gjetjen e trupave të tyre.
“Dua tu informoj se javën që vjen qeveria do të vendosë ngritjen e një Task Force, e cila do të merret me kërkimin, gjetjen, e trupave të burrave dhe grave, intelektualëve të këtij vendi, punonjësve që u ekzekutuan barbarisht nga regjimi hoxhist vetëm e vetëm se besonin tek fjala e lirë, tek zoti, tek vendi i tyre, pra ne vlera që janë sa hyjnore aq edhe njerëzore,” tha Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë.