Nderimi i viktimave të komunizmit përplas PD dhe LSINga TemaKa mbërritur dhe përplasja e parë publikes mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjetja e disa eshtrave të të ekzekutuarve të periudhës së komunizmit ka zgjuar ndjesh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Nderimi i viktimave të komunizmit përplas PD dhe LSINga TemaKa mbërritur dhe përplasja e parë publikes mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjetja e disa eshtrave të të ekzekutuarve të periudhës së komunizmit ka zgjuar ndjeshmëri të ndryshme politike. Deputeti i Partisë Demokratike, Genti Strazimiri ka deklaruar se 29 nëntori duhet të jetë një ditë kur kujtohen viktimat e komunizmit. Këtë deklaratë e ka mbështetur dhe kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Kurt Kola. Pas kësaj deklarate ka reaguar Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Luan Rama.
“Dëshiroj të nënvizoj se propozimi i disa deputetëve të Partisë Demokratike që 29 nëntori të jetë dita e nderimit të viktimave të regjimit totalitar, është i pamenduar dhe më i papërshtatshmi, pasi 29 nëntori është referencë e rëndësishme e historisë antifashiste të popullit tonë si një popull antifashist e kontributor me shumë sakrifica në koalicionin e madh antifashist.
Duke mos e konsideruar atë propozim si qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, dua t’ju kujtoj deputetëve të rinj të PD-së se me propozimin dhe insistimin e deputetëve të PD-së kur ajo ishte në opozitë, kur u miratua ligji “Për shpalljen e Ditës së Kujtesës” Nr. 9280 date 23.09.2004 u shtuan konkretisht edhe dy pika të cilat po i citoj;
Pika 3. “Dita e kujtesës “është ditë e përkujtimit të përndjekjes së shqiptarëve në formën e zhdukjes fizike, burgosjes, internimit, dëbimit dhe spastrimit etnik.
Pika 4. “Dita e kujtesës” është ditë homazhi dhe reflektimi për cilindo që ka qenë objekt i dhunës kolektive, në formën e etnocidit, gjenocidit dhe aparteidit.
Pra, ka një ligj që nderon të gjitha viktimat në formën dhe në cilësinë e përndjekjes siç e parashikon ligji nga njëra anë, dhe nga ana tjetër nëse do të duhet që për arsye më specifike të nderohen edhe me një datë tjetër këto viktima, të përcaktohet një datë homazhi apo një datë tjetër nderimi dhe memorie, kjo nuk mund të jetë zgjidhje që vjen si pasojë e emocionit të krijuar për shkak të efekteve e dhimbjes njerëzore si pasojë e gjetjes së atij varri masiv, por kjo duhet të jetë produkt diskutimi edhe me përfshirjen e institucioneve që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e të përndjekurve politikë, në mënyrë që gjithçka të jetë në respekt të sakrificës dhe dhimbjes së të gjithëve,” tha Rama.