E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Shkup:Shqiptarët nuk janë terroristë dhe radikal islamik

Mijëra shqiptarë kanë protestuar sot kundër arrestimeve të shqiptarëve në operacionin "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
"Vrasës", "Kaurë", "Pederastë politikan", "Poshtë partitë", "Ndal proceseve të montuara politike" kanë qenë disa nga parullat e tjera që janë dëgjuar nga protestuesit.
 

Protestuesit janë ndalur edhe pranë gjykatës themelore Shkupi 1, ku u zhvillua edhe procesi hetimor kundër 20 të arrestuarëve shqiptarë në rastin e Smilkovcit, ku ndër të arrestuarit kishte gra të moshuara dhe vajza shqiptare, që u lanë të pafajshme, por që deklaruan se ishin maltretuar dhe terrorizuar psiqikisht nga organet policore
 

Protestuesit janë larguar më pas nga qeveria në drejtim të Bit Pazarit, ku edhe janë rrëzuar disa kontejnerë bërlloqesh dhe janë djegur në rrugë.
 

Ndërkaq turma e protestuesve vijon nga ura që shkon në drejtim të Qeverisë dhe supozohet të jenë mijëra veta.
Brohoritjet masive dëgjohen para Qeverisë "Shqiptarët nuk janë terroristë", "Shqiptarët nuk janë radikalë islamik", "Stop proceseve të montuara", "Allahu është i madh", etj. Në mesin e brohoritjeve janë dëgjuar edhe thirrje fetare islame nga disa protestues.
 

Më tej disa nga protestuesit kanë tentuar të heqin barrikadat pranë gjykatës, mirëpo ato janë penguar dhe nuk janë lejuar nga organizatorët.
 

Qytetarët protestues janë të indinjuar me mospraninë e përfaqësuesve politik shqiptarë nga radhët e partive politike shqiptare.
"Ku janë ata, pse janë futur nëpër frimat e mijëve, apo kanë hipoteka e nuk guxojnë ti bëjnë zë shkaut e Gruevskit. Pse po heshtin edhe ato tjerat parti. Kur dojnë ato me bo politikë apo me i realizu qëllimet e veta dhe përmes kujt. Le të dalin këtu dhe të thirrin protesta masive. është koha e fundit të tolerohen këto skena makabre dhe sulme ndaj familjeve shqiptare", thekson një protestues i revoltuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›