E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, refuzohet kërkesa për shtyrjen e gjykimit të Mlladiç

Gjykata ndërkombëtare në Hagë ka refuzuar kërkesën për të shtyrë gjykimin e ish gjeneralit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, i cili akuzohet për genocid kundër joserbëve në konfliktin e Bosnjes.
 

Gjykatësit vendosën se gjykimi do të fillojë siç është caktuar më parë, më 16 maj.
 

Avokati i Mlladiçit, ka kërkuar një shtyrje prej 90 ditësh, duke thënë se mbrojtjes i duhet më shumë kohë që të shqyrtojë materialin e dorëzuar nga prokurorët, meqë sipas tij, ai është dorëzuar shumë vonë.
 

Mlladiç akuzohet për genocid dhe krime lufte, përfshirë edhe akuzat për masakrën e Srbrenicës, në të cilën janë vrarë 8 mijë meshkuj myslimanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›